8.1 C
Prizren
E martë, 27 Janar, 2026

Begaj mbajti takimin e dytë publik me qytetarë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka mbajtur sot takimin e dytë publik me qytetarë, ku ka prezantua punën e tij njëvjeçare. Sipas kryetarit Begaj, këtë vit kanë arritur që në përgjithësi ti realizojnë objektivat e caktuara, duke realizuar rreth pesë milion euro investime kapitale. Infrastruktura e përgjithshme, shkollat dhe bujqësia, kanë qenë prioritete gjatë këtij viti, ku edhe investimi ka qenë më i madh.

“Rrugët, kanalizimet, ndërtimi i ujësjellësve, shkollat, bujqësia dhe shëndetësia, kanë qenë fokusi ynë kryesor dhe ne jemi munduar që sadopak ti përmbushim këto nevoja përmes investimeve direkte dhe të gjitha këto janë të prekshme për të gjithë. Gjatë këtij viti, kemi ndërtuar mbi 20 kilometra kanalizim, rreth 22 kilometra rrugë, pastaj janë ndërtuar 10 stalla, janë përkrahur bujqit me serra, dhe investime tjera. Po ashtu, jemi duke punuar në ndërtimin e objekteve të reja shkollore”, tha kryetari Begaj, gjatë prezantimit të punëve të kryera gjatë këtij viti.

Më pas, kryetari Begaj, në formë kronologjike, nga janari e deri më sot, i ka prezantuar të gjitha investimet kapitale, të cilat edhe janë shfaqur në mënyrë vizuale para të pranishmëve, përfshi edhe të gjitha kontratat nga sektori i prokurimit publik. Bazuar në këto të dhëna, Komuna e Malishevës, gjatë këtij viti ka realizuar mbi pesë milion euro investime, prej tyre 3.8 milion investime nga buxheti komunal dhe 1.5 milion nga donatorët.

Pas prezantimit, kryetari Begaj është përgjigjur edhe në pyetjet e të pranishmëve.

Rregullimi i kanalizimeve, si në Janqisht, Berishë e Llapqevë, ishin kërkesat kryesore, ndërsa u kërkua edhe investim në trotuare dhe objekte shkollore, si dhe hapja dhe asfaltimi i disa rrugicave në fshatrat e Komunës së Malishevës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kryeziu: Skema kriminale e vjedhjes së votave i paska shtrirë duart edhe në Malishevë

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka komentuar manipulimin e votave në mes të kandidateve për deputet në Malishevë. KLIKO LINKUN: https://www.facebook.com/reel/742192722290064 Ai ka bërë me dije se...

Rahoveci 029 nikoqir i Sigal Prishtinës

Rahoveci 029 pret sot Sigal Prishtinën në palestrën “Mizahir Isma”, në një ndeshje të rëndësishme të Superligës së Kosovës në basketboll. Skuadra vendase hyn në...

Lajmet e Fundit