Bislim Zyrapi emërohet këshilltar i Presidentit

Presidenti Hashim Thaçi e ka emëruar për Këshilltar ish-Komandantin e Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bislim Zyrapin. Për emërimin e tij, Presidenca nuk ka lëshuar asnjë njoftim. Zyrapi kishte humbur garën për Kryetar të Prizrenit kur kishte kandiduar në vitin 2009 me Partinë e Ramush Haradinajt.

Ish-Shefi i UÇK’së tash e një muaj është duke e këshilluar Presidentin e Republikës. Hashim Thaçi e ka emëruar për këshilltar Bislim Zyrapin dikur zyrtar i lartë i AAK’së dhe kandidat për Kryetar të Prizrenit.

Para shtatë vitesh, Zyrapi kishte lënë pozitën e Shefit të Departamentit për Emergjenca Civile në Ministrinë e Punëve të Brendshme për t’u bërë pjesë e AAK’së.

Zyrapi i ishte bashkuar UÇK-së në fillim të luftës në pranverë të vitit 1998, dhe ka qenë shef i Shtabit të Përgjithshëm deri me ardhjen e Agim Çekut, në pranverë të vitit 1999.

Këshilltari i Presidentit kishte qenë edhe dëshmitar në gjykimin e Fatmir Limajt për Rastin “Kleçka”, ku kishte konfirmuar se kishte dëgjuar për zonat e ndalimit dhe hetimit që UÇK kishte shfrytëzuar gjatë kohës së luftës.

“Kanë qenë dhoma të ndalimit dhe hetimit, për të cilat nuk kam pasur njohuri personalisht se sa kanë qenë, mirëpo kam dëgjuar që ka pasë”, kishte deklaruar Bislim Zyrapi. Ai kishte thënë se Fatmir Limaj kishte pasur drejtorit të Drejtorisë së Policisë Ushtarake në UÇK.

Bislim Zyrapi ka pasur edhe pozitën e togerit në ushtrinë jugosllave dhe kishte shërbyer në Bosnjë.

Në deklarimin e pasurisë që e ka bërë në Agjencinë Antikorrupsion, Zyrapi ka deklaruar se ka edhe një vend pune si ligjërues në një universitet privat krahas punës në Presidencë.

bislim_1482661761-883398

Më Shumë

Mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë, 14 persona të arrestuar në Kosovë

Policia regjistroi 65 aksidente trafiku, prej tyre 26 me të lënduar, ndërsa nuk u shënua asnjë aksident me fatalitet. Policia e Kosovës ka bërë të...

Komuna e Rahovecit kërkon sanimin urgjent të punimeve në rrugën “Xhelal Hajda-Toni”, paralajmëron masa ligjore

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Rahovec ka reaguar ndaj punimeve të kryera pas riasfaltimit të një grope në rrugën “Xhelal Hajda-Toni”, duke i cilësuar...

Lajmet e Fundit