Sylë Hoxha bëhet Prokuror Special

Pasi nuk arriti të rizgjedhej kryeprokuror në Prizren, Sylë Hoxha është zhvendosur në Prishtinë duke marrë pozitën e prokurorit në Prokurorinë Speciale.

Ish kryeprokurori i Prizrenit Sylë Hoxha, i cili në garën e fundit për kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Prizren u mund nga prokurori special Admir Shala, sot konfirmoi për KALLXO.com se është transferuar në Prokurorinë Speciale në Prishtinë.

“Nesër do të fillojë punën në Prokurorinë Speciale” tha Hoxha.

Sylë Hoxha ka qenë kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren për një mandat të plotë katërvjeçar. Brenda kësaj kohe ai ka qenë edhe ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Shtetit deri në zgjedhjen e Aleksandër Lumezit në këtë pozitë.

Gjatë muajve të fundit, Hoxha ka qenë i përfshirë në polemika me zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje pas vdekjes së Astrit Deharit në qendrën e paraburgimit në Prizren, në nëntor të vitit të kaluar.

Më Shumë

“E kryjtem obligimin qytetar”- Çifti i Prizrenit vjen për të votuar nga Gjermania

Perderisa sot po mbahen zgjedhjet parlamentare, ku qytetarët do të votojnë për subjektet politike dhe kandidatët e tyre, gazetarja e Kanal 10 ka intervistuar...

Suhareka siguron rreth 4 milionë euro për ndërtimin e QKMF-së së re

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se komuna ka siguruar një investim prej rreth 4 milionë eurosh nga Ministria e Shëndetësisë...

Lajmet e Fundit