9.6 C
Prizren
E martë, 4 Nëntor, 2025

Prizren: Flet dëshmitari i plagosur i gjyqit për fajde

Do të duhej të jepte dëshminë sot në gjyqin për fajde, ku është palë e dëmtuar. Por, Ibrahim Kazazit ia pamundësuan dëshminë dy persona, të cilët në lokalin e tij e plagosën dje me sëpatë e revole.

Ibrahim Kazazi sot do të duhej të dëshmonte në gjykimin e 10 të akuzuarve për fajde. Por, ai nuk mundi të shkonte në Gjykatën e Prizrenit pasi që një ditë më parë u plagos nga dy persona.

Në këtë rast gjyqësor, dëshmitari Kazazi është në cilësinë e palës së dëmtuar.

Në një intervistë ekskluzive për KALLXO.com, Ibrahim Kazazi, i cili po kurohet në spital në Prishtinë, ka rrëfyer momentin kur u plagos me sëpatë e revole.

“Kam qenë në lokal dhe kanë hy dy persona. Pa folur kurrgjë, njëri me ka goditur me sakicë dhe tjetri e ka nxjerrë revolen dhe më ka plagosur. Unë rash në tokë dhe prapë ai me sakicë me sulmoi”, tha Kazazi për KALLXO.com.

Ai thotë së nuk i njeh personat që e sulmuan, por tregon se sot do të duhej të ishte dëshmitar në rastin e fajdeve, ku është palë e dëmtuar.

Ibrahim Kazazi mendon se sulmi mund të ketë lidhje me dëshminë që do të duhej ta jepte sot në gjyq.

Kazazi tregon se sa ishte vlera e parave që kishte marrëme fajde dhe sa i ktheu më pas.

“Herën e parë i kam marrë 2 mijë euro dhe për 2 mijë euro i kam kthyer gati 85 mijë euro. Dhe kur e panë që jam kah i kthej paret edhe shpinë kanë dashur me ma marrë”, rrëfen ai.

Kazai tha se qyteti i Prizrenit është “bajagi” i rrezikuar nga fajdetë.

Sa i përket situatës së dëshmitarëve të fajdeve ai tha se më së miri flet gjendja e tij e sotme.

KALLXO.com raportoi sot gjatë ditës për rastin e plagosjes së dëshmitarit në rastin gjyqësor të fajdeve, ku të akuzuar janë 10 persona.

Në mesin e personave të akuzuar për fajde është edhe Bernard Perlazri, i cili në një lëndë tjetër është i akuzuar për vrasjen e Hekuran Morinës. /Kallxo.com/

Më Shumë

Ema Helena Vicar shpallet “Miss Kroacia 2025”

Në mbrëmjen e së mërkurës në Zagreb u zgjodh “Miss Kroacia 2025” dhe fituese u shpall Ema Helena Vicar. Ajo do ta përfaqësojë Kroacinë...

Krasniqi me disponim të mirë krah Totajt: Prizreni i Shaqës është Prizreni i ëndrrave tona

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka udhëtuar drejt Prizrenit për kryetarin aktual të kësaj komune, njëherësh kandidat për një mandat tjetër, Shaqir Totajn. Përmes një...

Lajmet e Fundit