Një milion euro s’mjaftuan për Pallatin e Kulturës në Zhur

Autoritetet komunale të Prizrenit besojnë se me investimet që parashihet t’i realizojë së shpejti Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Pallatin e Kulturës në Zhur, ky objekt do të jepet në shfrytëzim të qytetarëve të kësaj ane.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, në mbledhjen e fundit të ekzekutivit lokal, ka pranuar se realizimi i këtij projekti kapital ka zgjatur shumë. Paraprakisht ka kërkuar që drejtori i Kulturës, Arhim Ajazi, të raportojë se në cilin stad ka mbetur finalizimi i këtij projekti.

Ajazi ka shpjeguar se MKRS-ja ka ndarë 100 mijë euro për këtë objekt kulturor.

“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka ndarë 100 mijë euro nga buxheti i saj për Pallatin e Kulturës në Zhur. Ata e kanë shpallur tenderin, e kanë zgjedhur fituesin dhe pritet shpejt nënshkrimi i kontratës. Pasi të përmbyllet në tërësi procedura e prokurimit parashihet të fillojë faza e fundit e punimeve dhe pastaj të përurohet”, ka thënë Ajazi

Më Shumë

Pas shpërthimit në Prizren, avokati Kadolli: Nuk dyshoj në askënd

Avokati Betim Kadolli ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në afërsi të shtëpisë së tij në Prizren, ngjarje që shkaktoi...

Tragjedia në Prizren: Babai i viktimës po vazhdon trajtimin mjekësor

Një mosmarrëveshje mes djemve të axhallarëve në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar në tragjedi, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur...

Lajmet e Fundit