Ndërron jetë John Hurt

Ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare, aktori legjendar John Hurt.

Ai ishte aktor anglez, karriera e të cilit u shtri në më shumë se 6 dekada. Ka luajtur 206 role në karrierën e vet dhe është nominuar 2 herë për çmimin Oskar.

Ndër rolet më të spikatura përmenden:

Tom Kendle, në serialin “The last panthers”

Doktori, në serialin “Doctor Who”

Profesor Orit, në filmin “23 Degrees, 5 minutes”

Arturi, në filmin “Love at first sight”

Chuck Langer, në filmin “The Climb”

John Merrick, në filmin “The elephant man”

Raskolnikov, në serialin “Crime and punishment”, etj.

John Hurt vuante nga kanceri në pankreas, i cili i mori jetën sot, në moshën 77-vjeçare.

Më Shumë

“Burri e gruaja të lënduar”, detaje nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në kilometrin e 52-të të segmentit rrugor Prishtinë-Malishevë. Dy persona (burrë dhe grua),...

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta, Prizreni kujton Bekim Fehmiun

Prizreni do të kujtojë figurën e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, përmes aktivitetit përkujtimor “Një...

Lajmet e Fundit