Në Prizren diskutohet për zbatimin e MSA-së

Instituti për Studime Politike dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike kanë mbajtur konferencën e dytë informuese në nivel lokal, me komunat e rajonit të Prizrenit të titulluar “Marrëveshja e Stabilizim-Asoocimit- Kontrata jonë e përbashkët”.

Leonora Kryeziu, drejtoresha ekzekutive në PIPS, tha se kjo marrëveshje dhe implementimi i saj nuk kërkon vetëm angazhim të institucioneve, por edhe të shoqërisë.

Ajo tha se duhet të kemi një shoqëri civile të informuar në mënyrë që të mbahet Qeveria përgjegjëse për obligimet, të cilat i ka marrë përsipër përmes kësaj marrëveshje.

Ndërsa, Venera Ramaj, këshilltare politike për sundim të ligjit në ambasadën e Mbretërisë e Holandës në Kosovë, tha se ambasada e Holandës si prioritet në Kosovë ka dy fusha, atë të integrimeve evropiane dhe sundimit të ligjit.

Po ashtu, ajo tha se fillimi nuk ka qenë edhe shumë i hovshëm në pjesën e zbatimit të MSA-së.

Këshilltari politik në zyrën e BE-së në Kosovë, Felix Rathje, tha se MSA-ja është kontrata e parë gjithëpërfshirëse e BE-së dhe e Kosovës, që sipas tij konfirmon qartë perspektiven evropiane të Kosovës dhe përkushtimin e BE-së ndaj Kosovës.

Më Shumë

Vedat Muriqi në Prizren, gëzon nxënësit e shkollës “Mustafa Bakiu”

Atmosfera festive dhe emocionet e mëdha mbizotëruan në Shkollën Fillore “Mustafa Bakiu” në Prizren, ku nxënësit patën mundësinë të takojnë nga afër futbollistin e...

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta, Prizreni kujton Bekim Fehmiun

Prizreni do të kujtojë figurën e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, përmes aktivitetit përkujtimor “Një...

Lajmet e Fundit