Ramadan Muja punëson motrën e rektorit të UPZ-së, Ramë Vataj

Kastriote Vataj, është punësuar në Administratën e Komunës së Prizrenit. Ajo është motra e rektorit të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, Ramë Vataj.

Zëdhënësi i Komunës, Ymer Berisha ka konfirmuar punësimin e Kastriotes.

“Po, është punësuar”, tha shkurt Berisha, për “PrizrenPress”.

Ndërkaq, kuvendarja e Vetëvendosjes, Drita Millaku tha se punësimi i Kastriotes, tregon më së miri nepotizmin e Komunës dhe Universitetit të Prizrenit.

“Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti”, prej themelimit të saj, e deri më sot, më së paku ka qenë i sudentëve. Ai ka shërbyer si industri për punësimin e militantëve partiak të Kadri Veselit”, tha Millaku.

Ajo thotë se motra e rektorit Ramë Vataj nuk i ka plotësuar kriteret e punësimit.
“Me bekimin e kryetarit Ramadan Muja, dhe me aprovimin e shefit të Personalit, Isa Gashi, duke mos përmbushë as minimalisht kërkesat e konkursit në punë është pranuar motra e rektorit të Universitetit “Ukshin Hoti” Kastriote Vataj”.

“Në Prizren, nepotizmi mbi baza familjare dhe partiake të Klanit ”Pronto” të Kadri Veselit, po i zhytë edhe më tutje institucionet tona në denigrim”, tha Millaku./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Në Prizren nis manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”

Në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren është hapur sot manifestimi tradicional “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”, i organizuar nga Drejtoria...

Kurti viziton ekspozitën digjitale kushtuar Ukshin Hotit në Krushë të Madhe

Në 83-vjetorin e lindjes së Ukshin Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Ekspozitën Digjitale “DheShkronjë”, të hapur në Amfiteatrin e...

Lajmet e Fundit