23 C
Prizren
E martë, 22 Korrik, 2025

Velezha, fshati i famullisë së vjetër dhe jazit të mullirit

Fshati Velezhë gjendet larg nga rruga magjistrale Prizren – Suharekë, në kilometrin e gjashtë, nga perëndimi diku rreth 4 km. Për të arritur gjer në fshatin Velezhë, rruga kalon përgjatë fshatit Shpinadi. Nëpërmes kësaj rruge, fshati Velezhë dhe fshatrat e tjera të famullisë, lidhen me Prizrenin dhe qendrat e tjera. Më parë, fshati Velezhë është lidhur me Prizrenin me rrugën e vjetër, e cila shkonte nëpërmes fushës “Bacarabë” dhe në afërsi të “shpatit të Bacarabës” bashkohej me rrugën që i lidhte fshatrat Shpinadi, Caparce dhe Novakë, dhe shkonte në drejtim të jugut, duke përshkuar fushën e Prizrenit, deri në qytet. Nëpërmes fshatit kalon një proçkë e vogël, që fshatin e ndan në dy lagje e fshatit: “Mahalla e epërme” dhe “Mahalla e poshtme”. Nën administrimin e Zyrës Civile të Velezhës janë: Velezha, Shpenadia, Novaka, Caparci, Smaqi. Pra, kuptimi i emërtimit Tarazhda, është kuptim “I tokës së thatë” dhe etimologjikisht e ka kuptimin nga gjuha shqipe.

“Bacaraba” shtrihet në dy zona kadastrale

Në Velezhë ka ekzistuar dikur edhe një mulli, si dhe Jazi i mullirit dhe vija e mullirit. Në mes të zonës kadastrale Velezhë dhe Shpenadi, në afërsi të rrugës gjendet kryqi i cili e ka historinë e vet sa edhe famullia. Vendi quhet te Kryqi. Zona kadastrale e Velezhës përfshin sipërfaqen prej 263 hektarë, 2 ari e 95 m katrorë. Krejt kjo sipërfaqe është shtrirë në mikrotoponimet: Bacaraba, Tarazhda, Krevare, Xuklla, Bellapolja etj. që janë mikroemërtimet e hapësirave të caktuara në kuadër të zonës kadastrale. Këto mikrotoponime dalin nga kuptimi i strukturës, pozitës apo karakteristikave të tjera të tyre. Mikrotoponimi “Bacaraba” shtrihet në dy zona kadastrale, atë të Velezhës dhe të Shpinadisë, shkruan gazeta Kosova Sot.

Shumë banorë ikën në Perëndim

Drejtori i shkollës së fshatit Velezhë, profesor Ndue Çollaku shpjegon se ky mikrotoponim, e ka kuptimin e ekzistimit, shumë bacave në një vend. Ai thotë se këto dhe të tjera i shpjegojnë edhe banorët e këtij fshati si në formë frazash edhe pleqtë e këtij fshati si Martin Curri, Mark Doçi e Tush Selita. Ai thotë se këta pleq të Velezhës janë një shkollë e së kaluarës. Çollaku thotë se shkolla dikur i kishte 850 nxënës, por fati ka dashur që 60 për qind e këtyre banorëve tash jetojnë jashtë Kosovës. Ai shton se shkolla tani ka 230 nxënës. Çollaku shprehet se dikur ky fshat është marrë me bujqësi dhe ka pasur jetë të pasur, por tani ballafaqohen me problemin e ujit të pijshëm. Fshati Velezhë është i besimit krishter.

(Kosova Sot)

Më Shumë

Miqësorja në Prizren mbyllet pa fitues: Liria dhe Suhareka “heshtin” në fushë

Liria dhe Suhareka barazuan pa gola (0-0) në miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Përparim Thaçi”. Takimi shërbeu si provë për të dy ekipet në prag...

Enver Hoti kalon nga Nisma në AAK dhe kandidon për kryetar të Malishevës

Enver Hoti ish-anëtari i Nismës Socialdemokrate ka aderuar në AAK. Kështu ka njoftuar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili edhe i ka uruar mirëseardhje...

Lajmet e Fundit