11.6 C
Prizren
E mërkurë, 14 Maj, 2025

Kjo është data e aprovimit të vizave për Kosovën dhe kërkesa e Mogherinit për Qeverinë!

Njohësi i çështjeve politike, Seremb Gjergjit thotë për Gazetën InfoPress se, nëse Kuvendi i Kosovës e aprovon Demarkacionin me Malin e Zi në muajin mars, atëherë liberalizimi i vizave për kosovarët do të aprovohet me 9 maj nga Komisioni Evropian.

Gjergji, tutje tregon se çka u ka thënë liderëve tanë Frederica Mogherini në lidhje me Demarkacionin dhe raportet e BE-së me Kosovën.

“Komisioni Evropian do ta aprovoi Liberalizimin e Vizave më 9 maj, në Ditën e Evropës, nëse Kuvendi i Kosovës aprovon demarkacionin në seancën e muajit mars”, thotë Gjergji.

“Nëse Kuvendi i Kosovës nuk e voton, Kosova hyn drejt ngrirjes së raporteve me BE-në. Këtë ua ka thënë liderëve tanë edhe Frederica Mogherini në takimin e fundit në Prishtinë; edhe pse nuk është bërë publike asnjëherë ky qëndrim”, tregon ai.

Sipas tij, ajo ka qenë shumë e qartë. “Nëse nuk e aprovoni demarkacionin do të ndërpriten të gjitha raportet e Kosovës me BE-në”.

Ish kandidati i pavarur për President, Seremb Gjergji, thotë se, kryetari i Kuvendit z. Kadri Veseli ka për obligim që t’i njoftoi të gjithë deputetët për këtë çështje dhe se interesi nacional i Kosovës është para një krize të vërtetë.

“Kërkoj, si qytetar i këtij vendi që Institucionet e Kosovës, por edhe Institucionet Evropiane në Kosovë ta bëjnë publike situatën”, pohon ai.

Sipas tij qytetari ka të drejtë ta dijë se ku po e qon udhëheqësia, vetëm e vetëm për interesa personale e partiake.

“Kosova ndodhet pranë një krize të brendshme dhe ndërkombëtare që është duke u krijuar nga vet udhëheqësit tanë”, përfundon Gjergji.

Fotografia e Seremb J. Gjergji

Më Shumë

Nxënësit e Prizrenit i nënshtrohen testit ndërkombëtar PISA

Nxënësit e gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren i janë nënshtruar sot testit ndërkombëtar të vlerësimit PISA. Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj-Gutaj,...

Trepça i kundërpërgjigjet Bashkimit, barazohet seria finale

Trepça ka triumfuar në finalen e dytë të “Play-off”-it ndaj Bashkimit me rezultat 79:72 (20:20, 21:21, 17:17, 21:14). Tani seria barazohet në 1:1, raporton PrizrenPress. Vendasit...

Lajmet e Fundit