17.8 C
Prizren
E premte, 11 Korrik, 2025

Policia bastis lokale në Prizren për prostitucion

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në këtë rast Njësitet për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore Prizren dhe Gjakovë së bashku me inspektorët komunal, sot, kanë zbatuar planin operativ “MARSI 2017”, i cili ka rezultuar me kontrollin e disa lokacioneve nën dyshimin e bazuar për ‘trafikim me qenie njerëzore’ .

Në Prizren siç njofton policia, janë kontrolluar gjithsej 15 lokale të cilat gjenden në hapësirat e objekteve biznesore tek tregu i gjelbër, ku janë hasur duke punuar gjithsej 17 punëtore femra (13 shtetase të Shqipërisë dhe 4 shtetase të Kosovës). Prej tyre dymbëdhjetë (12) lokale janë mbyllur me vendim të Inspektoratit Komunal të KK Prizren, për shkak të parregullsive që janë gjetur. Janë konfiskuar 2 dokumente të shtetaseve të Shqipërisë, të cilat dokumente do t’iu dorëzohen zyrtarëve të Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj. Në stacion policor është shoqëruar një femër së bashku me një fëmijë 7 muajsh e cila është hasur duke punuar në njërin nga lokalet e kontrolluara. E njëjta është duke u intervistuar dhe në konsultim me prokurorin e shtetit do të vendoset për hapat e mëtutjeshëm.

Ndërsa në Gjakovë, NJHTQNJ atje, në mbështesje të inspektorëve të tregut, sanitar, të punës dhe të ATK-së, si dhe njësiteve tjera relevante policore, kanë kontrolluar një lokal në Gjakovë, në të cilin janë legjitimuar gjithsej 4 femra (2 shtetase të Shqipërisë, 1 shtetase e Maqedonisë dhe 1 shtetase e Kosovës). Dy punëtoret shtetase të Shqipërisë pas intervistimit pritet ti dorëzohen Njësitit për Migrim dhe të Huaj për të vazhduar me procedura të mëtejme.

Në mungesë të dokumentacionit lokali është mbyllur nga inspektorët komunalë në Gjakovë. /kp/

Më Shumë

Iu përkeqësua gjendja shëndetësore, 60 vjeçari vdes në një kafiteri në Prizren

Një burrë ka vdekur sot në një kafiteri në Prizren. 60 vjeçarit, T.Q, për një moment i është përkeqësuar gjendja shëndetësore. Rastin e ka konfrmuar për...

Liria nis fazën e parë përgatitore më 7 korrik në stadiumin “Përparim Thaçi”

Liria e Prizrenit ka njoftuar se të hënën, më 7 korrik 2025, do të nisë zyrtarisht faza e parë përgatitore për sezonin e ri...

Lajmet e Fundit