Holokaust (Rikujtesë)

Shkruan: ENVER SULAJ

1
Atë ditë që u dogj kupa e kresë e rrugët ranë në shkurre
Neuronet humbën ndjeshmërinë e fijet u bënë nyje
Gjeografia u shkri në lumin e qerres së rënkimeve
Anatomia theu gjunjtë kafkat u përzien me ashtin e legenit
Detet lumenjtë liqenet mbetën në libra historie

2
Atë natë që floku fluturoi n’erë e hëna qe lakuriqe
Neuronet u dogjën tymi u doli flokëve
Shtëpitë ikën nga shtëpitë e u bënë masa plastike
S’dihej kush e kishte marrë veten me vete

3
Pasi kaloi një ditë dhe një natë
Përsëri erdhi një ditë
Shkalla e djegieve u shkrua në gjuhën e vdekur
Diagnoza mbeti enigmë
Mbi shtëpinë e tmerrit dhe ferrit

4
Si mundet njeriu të bëhet copë e grimë
E të humbasë pastaj dy herë rresht

5
Varg e vijë u nisën drejt luginës së hënës
Parzmore çizme mbërthyer për mishi të kalbur
Në hone hodhën farën e jetës
E himn i thurën vdekjes

6
Në copëza kujtese shkrihet nata pa hënë
Gryka e çibukut nxirrte tym në strofullën e gjarprit
Ishte i shtëpisë
Si gjithnjë në kohë të liga
Në skëterrë të ricikluar

7
Ma lidh këmbën me fije bari më tha
Që venat të jenë më të gjelbërta
Ta ruajnë shenjtërinë e natyrës

Mullirit në lumë i ranë gurët
E s’dihej si t’i vihej çatia që fluturoi me diellin

(Nga libri “Zjarrmia e stinës”, 2016)

Më Shumë

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

148 vjet nga Lidhja e Prizrenit

Sot mbushen 148 vjet që kur më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet...

Lajmet e Fundit