11.4 C
Prizren
E diel, 25 Maj, 2025

Vazhdojnë vizitat sistematike shëndetësore në shkollat e Malishevës

Janë duke vazhduar vizitat sistematike shëndetësore të nxënësve të klasave të para, pesta dhe të nënta. Sot ekipi i profesionistëve shëndetësor të QKMF “Dr. Shpëtim Robaj” në Malishevë, është duke i kryer vizitat e nxënësve të SHFMU “Hilmi Hoti” në Carrallukë.

Këto vizita, sot i ka inspektuar dhe drejtori komunal për shëndetësi, Hajdin Berisha, i cili është ndarë i kënaqur me ecurinë e realizimit të vizitave.

“I tërë procesi është organizuar dhe monitoruar nga DSHMS-ja, ndërsa me sukses të jashtëzakonshëm është realizuar nga profesionistët shëndetësor të QKMF “Dr. Shpëtim Robaj” në Malishevë. Me këtë rast i falënderoj të gjithë drejtorët e shkollave në të cilat kanë përfunduar vizitat sistematike, për bashkëpunim dhe krijim të hapësirës dhe kushteve për profesionistët shëndetësor duke e bërë të mundur që i gjithë procesi të realizohet në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë drejtori komunal i shëndetësisë Hajdin Berisha.

Sipas Berishës, të hënën me datë 20.03.2017, këto vizita janë planifikuar të kryhen në SHFMU “Salih Bytyqi” në Shkozë, ndërsa këto vizita gjatë javës së ardhshme do të realizohen edhe në SHFMU “Emin Duraku”në Dragobil, në SHFMU “Ganimete Terbeshi” në Astrazup si dhe në SHFMU “Ruzhdi Xhyliqi” në Marali, me çka edhe përfundojnë vizitat sistematike. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Policia në Prizren arreston të dyshuarin për posedim të narkotikëve, pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt

Një person i dyshuar për posedim të paautorizuar të narkotikëve është arrestuar në Prizren nga Policia e Kosovës dhe pas intervistimit dhe në konsultim...

Performanca fantastike e 34 nxënësve me çifteli, mësuesi nga Dragashi frymëzon brezat

Në një kohë kur teknologjia po e zbeh interesimin e të rinjve për trashëgiminë kulturore, një mësimdhënës në fshatin Kuk të Dragashit po e...

Lajmet e Fundit