Driton Gashi
Kam një përshtypje se pas doktor Frankeshtajnit dhe doktor Sali Berishës, askund në botë s’mund të gjesh dot një doktor të mirë.
Doktor Frankeshtajni bënte eksperimente me qenie njerëzore. Ai kryente operacione të guximshme me njerëz duke ia ndërruar trurin e kokën e dikujt që ende e kishte të gjallë por që trupi e zemra i kishin vdekur me trupin e zemrën e dikujt tjetër që ende i kishte të gjallë. Ai vepronte kështu dhe anasjelltas me kësilloj kombinimesh. Njëherë i kishte shkuar mendja t’ia ndërronte edhe kokën e një qeni me atë të njeriu. Merreni me mend sa larg ka shkuar doktor Frankeshtajni. Por e mira e gjithë kësaj është që Frankeshtajni asnjëherë nuk i fut politikës.
Kurse doktori ynë i dashur doktor Sali Berisha asnjëherë nuk e ushtroi profesionin e doktorit. Ai u bë politikan dhe operoi me gjithë Shqipërinë, – duke e bërë atë copë copë përplot njëzetë vite. Nuk la krim pa kryer e gjë të zezë pa bërë! Dhe bëri mirë që nuk e ushtroi profesionin e doktorit, sepse do të ia kishte kaluar edhe doktor Frankeshtajnit. Sepse doktor Saliut sigurisht do i shkonte mendja t’ia ndërronte kokën e një gomari me atë të njeriu, sepse kështu i ka konsideruar shqiptarët gjatë gjithë kësaj kohe.
Por le të jetë si të jetë, siç duket ky është profesioni i doktorit. Dhe nuk i vë në faj sepse ata e kanë mendjen vetëm tek operacionet dhe eksperimentet. Ata në fakt kryejnë vetëm një shkollë të vetme, shkollën e pandjeshmërisë njerëzore. Doktorët nuk kanë dhembshuri. Një doktor asnjëherë nuk mëson si të jetë doktor por si të jetë i pandjeshëm. Ndërsa të jesh doktor tashmë është vetëm një çështje teknike. Një çështje e cila shndërrohet pastaj në pasuri përmes pacientëve të sëmurë e të varfër skajmërisht por që duke vazhduar e i zhvatur paskajsmërisht ata.
Kurse ne në Prizen kemi një doktor që pretendon të bëhet kryetar qyteti në zgjedhjet e ardhshme. Ky është doktor Haxhi Avdyli i cili është edhe politikan.
Ai ushtron të dy profesionet. Edhe atë të politikanit dhe atë të doktorit. Kështu ai do që t’ia kalojë edhe doktor Frankeshtajnit edhe doktor Saliut.
Por doktor Haxhi Avdyli shkon edhe më larg se këta të dy. Ai do që të jetë edhe kryetar komune edhe doktor spitali edhe ta vazhdojë të punojë në ordinancën e tij private. Kam dëgjuar se ai ka dashuri të madhe për klinikën e tij private.
Sidoqoftë, doktor Haxhi Avdyli ka kohë për gjithçka. Një tip i intelektual indiferent (i pandjeshëm) që vetëm LDK di të nxjerr në pah. Një tip paqësor që s’di gjë për paqen por që kishte ditur të i kundërvihej shefit të tij vetëm njëherë. Kjo ishte siç duket ishte arritja më e madhe politike e tij. Kjo ishte karriera e tij, e cila në mendimin përfundon po aty, sepse sot nuk bën zë ndaj shefit të tij. Sepse sot doktori ynë i Prizrenit është rehabilituar. Siç duket është është nën ndikimin e anestezionit dhe një anesteziologu më të madh se vet ai, – Isa Mustafës.
Ky doktor dje i quajti aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, mashtrues, monist, stalinist e çdo gjë tjetër me pretekstin kinse e kanë fyer. Kush të ka fyer ty doktor?
Na thuaj së paku një emër?
Këto shpikje e iluzione vijnë si shkak i iluzionit tënd që ke për kryetar të Prizrenit. Por ti mund të jesh kryetar Prizreni vetëm atëherë nëse Saliu ka vendosur t‘i kthehet profesionit të doktorit apo nëse Frankeshtajni ka vendosur të futet në politikë. Dhe kjo s’ka për të ndodhur kurrë.
Nuk ka për të ndodhur kurrë sepse këtë nuk do ta lejojë aktivisti politik i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Nuk ka për të ndodhur kurrë që ti të operosh me komunën siç operon sot me njerëz në spital e në klinikë private. Të siguroj, nëse ti bëhesh kryetar komune në Prizren, unë pas katër vitesh do të jem kundërkandidat i Donald Trumpit në Amerikë. Derisa ti do ta humbësh Prizrenin unë do ta fitoj Amerikën. Sespe Lëvizja VETËVENDOSJE! do ta fitojë Prizrenin dhe gjithë Kosovën. Dhe vetëm përmes nesh Kosova bëhet Amerikë.