Ftesë për mobilizim

Drejtori i Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi, ka ftuar në një takim drejtuesit e institucioneve të ndryshme për t’i koordinuar veprimet në parandalimin e zjarreve në pyje dhe sipërfaqe të tjera natyrore.

Zëdhënësi i Policisë, Hazir Berisha njoftoi se pjesë e këtij takimi kanë qenë drejtuesit e institucioneve të emergjencave, pylltarisë, që veprojnë në komunat e rajonit të Prizrenit.

“Sikurse është bërë praktikë viteve të fundit, që me ftesë të drejtorit të Policisë në Prizren, të ftohen drejtuesit e institucioneve të ndryshme , me të cilët po diskutohet rreth koordinimit të veprimeve në parandalimin e zjarreve dhe intervenimin emergjent në situata të ndryshme nga kjo dukuri”, tha Berisha, transmeton TVPZ.

Sipas tij, situata e zjarreve sidomos gjatë stines së verës është shqetësuese.

“Por, nuk mund të thuhet se ajo është alarmante”, theksoi ai.

Drejtori i Agjensionit Rajonal të Pyjeve në Prizren, Ali Buzhala, tha se institucionet bashkëpunojnë ngushtë në parandalimin e zjarreve, por edhe në situata të ndryshme, kur shpërthen zjarri në sipërfaqe pyjore, përkundër kapaciteteve të kufizuara që posedojmë me teknikë dhe njerëz.

Ai tha se qytetarët duhet të janë të vetëdijshëm dhe të mos shkaktojnë zjarrëvënie të qëllimshme.

Më Shumë

Mbahet në Prizren edicioni jubilar i Konferencës Mbarëkombëtare të Arkivistikës

Në Prizren është shënuar edicioni jubilar i Konferencës Mbarëkombëtare të Arkivistikës, duke mbledhur përfaqësues të institucioneve arkivore, akademike dhe kulturore nga Kosova dhe Shqipëria. Konferenca...

Kontrolle intensive në Prizren: Shkyçje të konsumatorëve me borxhe dhe ndalim i lidhjeve ilegale

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar se ekipet kujdestare të kontrollës po vazhdojnë edhe gjatë ditëve të vikendit me aksione...

Lajmet e Fundit