Erdogan dhe Putin bisedojnë për sulmin me armë kimike në Siri

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin kanë diskutuar të martën për sulmin me armë kimike në Idlib, provincën që kontrollohet nga kryengritësit sirianë, njoftuan të martën burime të afërta me presidentin turk.

Biseda urgjente mes dy liderë, vendet e të cilëve mbështesin palë të ndryshme në konfliktin gjashtë vjecar sirian, erdhi pas raporteve të përsëritura se avionët rusë mund të kishin sulmuar civilët me armë kimike, shkruan “Reuters”.

Të paktën 58 persona janë vrarë dhe dhjetëra të plagosur në këtë sulm të dyshuar kimik. Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut raportoi se sulmet mbi Khan Sheikhoun me shumë mundësi u kryen nga avionët rusë.

Më vonë, një tjetër avion sulmoi me raketa klinikat lokale që po trajtonin disa prej të mbijetuarve, thanë mjekët dhe aktivistët e opozitës.

Një video shkuese nga vendi i ngjarjes tregon trupat e nëntë fëmijëve të vegjël të vënë në rresht, të mbuluar me batanije.

Pamje të tjera tregojnë dhjetëra viktima me shkumë të bardhë rreth buzëve, një tjetër shenjë e ekspozimit ndaj armëve kimike

Më Shumë

Nesër i jepet lamtumira e fundit të riut nga Malisheva që vdiq në Itali

Nesër do të bëhet varrimi i të riut Miridon Sefer Krasniqi, i cili u mbyt derisa po lahej në një lumë në Orzinovi të...

Kolpa vjen në Prizren, konfirmohet për Rock & Blues Festival 2026

Prizren Rock & Blues Festival ka vazhduar zbulimin e artistëve që do të performojnë në edicionin e katërt të festivalit, duke konfirmuar grupin e...

Lajmet e Fundit