12.6 C
Prizren
E enjte, 5 Mars, 2026

Deda e Kusari-Lila, akuzohen për plagjiaturë të “Alternativës”

Kryetar i Organizatës Studentore “Alternativa” në UPZ, Nehat Gashi, pretendon se subjekti më i ri politik, që është themeluar sot në këtë qytet, “Aleternativa”, kundërligjshëm ka “vjedhur” emrin e organizatës së tij.

“Ua rikujtoj disave se plagjiatura ndalohet me ligj!”, thotë Gashi, shkruan PrizrenPress.

“Andaj, me keqardhje më duhet të them që ne do të donim t’i denonconim ata që përdorin plagjiaturën dhe që përvetësojnë idetë e të tjerëve, me qëllim që t’ua hapim rrugën ideve të reja”.

Ilir Deda dhe Mimoza Kusari-Lila, kanë themeluar sot degën e “Alternativës” në Prizren.

“Prizreni është qytet i bashkëjetesës dhe tolerancës. Ne kemi filluar nga baza dhe këto po e dëshmojmë në Prizren. Duke qenë dikur kryeqytet, sot Prizreni po udhëhiqet prej njerëzve që shkelin ligjin dhe po i merret e ardhmja”, ka thënë Deda.

Kryetari Gashi, tregon ndërkaq se, Organizata Studentore “Alternativa”, sot një vit është themeluar në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

“Ç’koiçidencë?“

“Disa paskan pandehur që edhe unë si kryetar i Organizatës më të madhe të studentëve në Prizren, kryetar i “Alternativës”, kam harruar që sot një vit kam prezantuar platformën tonë, e cila siç po shihet përveç përmasave lokale, paska depërtuar edhe në përmasa qendrore, kanë ardhur, çuditërisht në Prizren, me qëllim për të përsëritur historinë, me një “Alternativë” të re, duke shpresuar e uruar që ta ndjekë fati i” Alternativës” së dikurshme, në Prizren”, thotë Gashi.

“Po t’i referohemi besëtytnive tona popullore, që janë të lashta sa vetë njerëzimi, do të shohim që njerëzit në momentin që kanë lindur janë pagëzuar me një emër që lidhet me një dukuri të caktuar, me dëshirën për ta ndjekur fati i njëjtë i asaj dukurie”.

“Pra, nga ky këndvështrim del që emërtimi nuk po rrjedhka krejtësisht në mënyrë arbitrare. Emërtimi është një fenomen, që besohet ta paracaktojë fatin e objektit që emërton”.

“Dhe sot shohim të na paraqitet një Alternativë e vjetër dhe një Alternativë e re. Një datë e njëjtë,  një qytet i njëjtë!”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kontrabandim me migrantë në Vërmicë, ndalohet një shtetas i Maqedonisë

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është shoqëruar në polici në pikën kufitare të Vërmicës, pasi në kamionin e tij u gjetën tre shtetas...

Valdet Hoxha: Liderët politikë mund të jenë pajtuar në heshtje për zgjedhje

Avokati Valdet Hoxha ka reaguar ndaj situatës së krijuar rreth procesit të zgjedhjes së presidentit, duke theksuar se kandidaturat e shpallura deri më tani...

Lajmet e Fundit