12.6 C
Prizren
E enjte, 5 Mars, 2026

Fisnik Ismaili mohon të jetë marrë në pyetje për Rastin Pista

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili që në dokumentarin “Zona Express” për vrasjen e zyrtarit të lartë të PDK-së, Elvis Pista, u përmend të ketë pasur problem me të ndjerin dhe që sipas prokurorit të rastit është marrë edhe në pyetje, ka mohuar të gjitha ato që janë thënë në dokumentar.

Për Insajderin, Ismaili ka thënë se asnjë nga ato që thotë dyshimtari i Zona Express se Pista dhe Ismaili kanë pasur një konflikt në lidhje me tenderin që kompania e Ismailit e ka marrë nga PTK-ja në kohën sa Pista ka qenë duke punuar në PTK, nuk janë të vërteta.

Ai madje ka përgënjeshtruar edhe prokurorin e rastit Pista.

“Unë asnjëherë nuk e kam takue Elvis Pistën personalisht, as nuk kam pasë ndonjë konflikt me të. Përpos shkëmbimit normal të emailave në lidhje me kontratën, ku mund të ketë qenë ai i përfshirë si zyrtar, asnjë shkëmbim privat nuk ka ndodhë asnjëherë. Për më tepër, prokurori qartë po shihet se nuk është në dijeni për përfshirjen time, meqë unë asnjëherë nuk jam marrë në pyetje për këtë rast. Kjo është qartë tentim njollosje nga vetë Express-i, për të cilën menjëherë kam me ndërmarrë masa ligjore, sepse nuk është hera e parë që kjo po ndodhë”, ka thënë Ismaili për Insajderin.

Ai ka mohuar të ketë pasur ndonjë konflikt me Pistën.

“Kurrë, more. As dëgjue për ndermjetësuesin s’kam. As nuk kam folë, as takue me njerin. As Pistën, as këtë tipin”, ka thënë Ismaili.

Ai madje ka treguar edhe kohën e fundit kur është marrë në pyetje nga autoritetet e drejtësisë.

“Kurrë unë në pyetje s’jam marrë për kurrgja, pos për rastin e gazit lotsjellës vjet”, ka thënë Ismaili.

Ai ka parlajmëruar padi ndaj Gazetës Express si prodhues i dokumentarit duke thënë se këtë do ta bëjë madje qysh në ditët në vazhdim./Insajderi.com

Më Shumë

Policia ndërmerr aksion kundër parkingjeve të parregullta në Prizren – 106 gjoba për dy orë

Parkimet e parregullta vazhdojnë të mbeten një ndër sfidat kryesore për qytetin e Prizrenit. Ato pengojnë qarkullimin normal të automjeteve dhe këmbësorëve, duke krijuar...

U përfol si kandidat për president, deklarohet Andin Hoti: Kjo është hajgare!

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, e ka quajtur “hajgare” përmendjen e emrit të tij si kandidat për President...

Lajmet e Fundit