Prizren: I akuzuari për mashtrim dënohet me katër muaj burgim me kusht

Gjykata Themelore në Prizren, të mërkurën, shpalli aktgjykim dënues ndaj A.  K. , pasi njëjti pranoi fajësinë për veprën penale “mashtrim”. Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësja Shpresa Emra, i denuari , i cili nuk kishte të angazhuar mbrojtës, u dënua me katër muaj burgim me kusht.

A. K.  në këtë seancë gjyqësore ishte nën përcjellje të masës së sigurisë, pasi që i njëjti ishte sjellë nga burgu ku po vuan dënimin për një vepër tjetër penale.

Sipas aktakuzës, A.  K. me 6 korrik 2012 ka kryer veprën penale “mashtrimi”, sipas nenit 261 paragrafit 1 , të Kodit të vjetër Penal të Kosovës, ku kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre 3 vjet.

Në aktin akuzues thuhet se i njëjti, me qëllim që vetit ti sjellë pasuri të kundërligjshme, duke i fshehur faktet, e mashtron të dëmtuarin L. Sh., duke ia kërkuar automjetin e tij të tipit “VW Golf” për të shkuar deri në Deçan. I dëmtuari pasi që e kishte edhe shok, i’a jep automjetin. Mirëpo i akuzuari fare nuk i’a kthen automjetin, edhe përkundër faktit se i dëmtuari disa herë provon t’a kontaktojë në telefon, e kërkon edhe në banesën ku ai ishte duke banuar në Prizren, por ka qenë e pamundur ta takojë. Pas disa ditëve i dëmtuari e kupton se automjetin e tij i’a kishte shitur një qytetari në Deçan./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

EC Ma Ndryshe shpreh shqetësime për gjetjet e auditorit në Komunën e Prizrenit

Organizata joqeveritare EC Ma Ndryshe ka shprehur shqetësim serioz lidhur me gjetjet e raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për Komunën e Prizrenit për...

1 muaj paraburgim ndaj të miturit të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobaj të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të miturit A.O., në kohëzgjatje prej një muaji, i dyshuar...

Lajmet e Fundit