4.1 C
Prizren
E mërkurë, 5 Shkurt, 2025

Tri vjet nga vdekja e Marquez-it

Data 17 prill shënoi përvjetorin e tretë të vdekjes së shkrimtarit të mirënjohur kolumbian Gabriel García Márquez.

Gabriel García Márquez, i cili fitoi çmimin Nobel për letërsi, në vitin 1982, shkruante letërsi me nuanca të natyrës latino-amerikane, mirëpo ai pati një ndikim universal. Ai konsiderohet ndër bartësit më potentë të zhanrit letrar, të njohur si realizmi magjik, në të cilin gërshetohen realja dhe fantastikja. Këtë stil nuk e shpiku ai, mirëpo e përdori me aq mjeshtëri sa arriti të ndikojë tek shkrimtarët më të mëdhenj në gjithë botën, përfshirë këtu Salman Rushdie-n e Britanisë.
Në Bogota të Kolumbisë, Garcia Marquez, filloi të studionte për një karrierë në jurisprudencë. Kjo aspiratë nuk ishte jetëgjatë, sepse ai u tërhoq nga universiteti ende pa diplomuar, me qëllim të ndjekjes së ëndrrës së tij të vërtetë.

Ai filloi karrierën si gazetar, por ishte një gazetar më ndryshe, sepse nuk i pëlqente të incizonte zërin. Për Paris Review ai kishte thënë që gazetarët duhet të bisedojnë gjatë me dikë, pa e incizuar. Në fund, ata duhet të shkruajnë vetëm përshtypjet e tyre, jo fjalitë e sakta. Kjo qasje jo-konvencionale nuk ishte dhe aq premtuese për të.

Edhe pse i shprehur kundër autoritarizmit, ai përkrahte të majtën dhe ishte mik i ngushtë me diktatorin kuban Fidel Castro. Ai madje punoi për të, sipas Huffington Post, në agjencinë e lajmeve qeveritare Prensa Latina në vitin 1960. E prandaj, nuk hynte dot në ShBA. Një vizë për në ShBA i ishte mohuar për tri dekada me radhë. Kjo sepse ai përkrahte haptazi atë që ShBA-të luftonin haptazi – qeveritë majtiste. Këtë ndalesë vize e anuloi presidenti Clinton në vitin 1990, sipas New York Times.

Marquez qëndroi me të njëjtën grua, më shumë se një gjysmë shekulli. Ai u martua me Mercedes Bracha në vitin 1958. Ishte me të deri në vdekje. Është pikërisht ajo që po planifikon të botojë veprën e tij të pabotuar, Do të takohemi në gusht, sipas The Australian.

Ai shiti më shumë kopje të veprës së tij nga të gjithë, përpos Biblës, sepse vetëm Bibla ka shitur më shumë kopje në gjuhën spanjolle se Gabriel Garcia Marquez. Vetëm romani i tij “Njëqind vjet vetmi”, është shitur mbi 50 milionë kopje, i përkthyer në 25 gjuhë.

Për ta nderuar shkrimtarin e famshëm Kolumbia vendosi fotografinë e tij në bankënotën e 50 pesove në Kolumbi.

Më Shumë

Policia shqiptoi 2373 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2373 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

Moti sot me diell e vranësira

Mot sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5°C deri -3°C,...

Lajmet e Fundit