1.6 C
Prizren
E mërkurë, 21 Janar, 2026

Zgjedhjet e jashtëzakonshme, zhytje në krizë!

Petrit Musolli

Ideja e promovueme, e shtyeme, për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme (në qershor) s’e nënkupton, në asnji mënyrë, daljen nga kjo situatë e komplikueme politike, përkundrazi, ajo vetëm sa ka me e thellue e zhytë në nji krizë të randë e tensioni, ndoshta, në përmasat e nji destabilzimi të përgjithshëm të vendit!Fituese (me këte përbamje të përfaqësimit politik të partive), edhe e këtyne zgjedhjeve, pa asnji dyshim, ka me qenë PDK, pamvarësisht sa ka me dallue në rezultat me partitë tjera. Janë thanë shumëherë deri tash arsyet e shpjegimet sa e pse i konvenojnë PDK’së zgjedhjet në nji situatë të tillë konfuzioni, ndërlidhjet me Gjykatën Speciale si dhe nevoja e kryetarit Veseli me u konsolidue në parti, që ka me përcaktue mandej rolin e tij në koalicionin e ardhshëm.Zhvillimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme, që kanë me rezultue fituesin e ditun qysh tash, ka me prodhue ndërlikime të pashmangshme në krijimin e koalicioneve për konstituimin e insititucioneve, Kuvendit e Qeverisë, për shkak të zgjedhjeve të menjëhershme lokale.

PDK s’ka shumë opcione për partner, pos kësaj LDK’je, e këtij formati. Propagandimet e lansueme për nji mundësi bashkëpunimi me AAK-Nisma, janë, thjesht, sulme të paramendueme me e luhatë, ekskluzivisht, votuesin e NISMA’së. Tentativa me e kompromentue kredibilitetin e dy figurave kryesore, të daluna nga PDK (Fatmir Limajt e Jakup Krasniqit), të cilët i kanë shkëput kësaj partie nji elektorat të konsiderushëm.Mirëpo, në anën tjetër, LDK gjendet në situatën ma të pafavorshme me u pozicionue. Nji VLAN i dytë s’mund ndodhë, përjashto tana arsyet tjera, mjafton qartësimi i Gjykatës Kushtetuese kush gëzon të drejtën me e formue Qeverinë.

Nji pajtim koalicioni me PDK’në, para mbajtjes së zgjedhjeve lokale, LDK’së i kushton me humbje të thella nëpër shumicën e komunave ku rival kanë PDK’në, por edhe Vetëvendosjen!Të rinjtë, votuesit potencial të LDK’së, ka gjasa me u kthye kah Vetëvendosje, kurse të moshuarit, zhgënjimin kanë me demonstrue me bojkot të zgjedhjeve! Elektorati i PDK’së (si asht dëshmue) s’e ka ndonji telashe bashkëqeverisjen me LDK’në, tue pasë parasysh se asht nji elektorat, kryesisht, klientelist!Nji situatë e tillë e krijueme, ngjallë pak shpresa për arritjen e formimit të institucioneve (Kuvendit e Qeverisë) para zgjedhjeve lokale. Indikacionet çojnë kah nji krizë institucionale që ka me e rrezikue edhe procesin normal të mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

Zhvillimi i zgjedhjeve lokale në mungesë të institucioneve qendrore, e për ma shumë, në nji paqartësi totale si kanë me u dukur ato, kanë me e prodhue nji diskurs të ashpër gjatë fushatës (secili kundër secilit), si dhe ushqye nji armiqësi të dominueme nga spekulime e shantazhe politike!Nëse duhet ba nji pyetje se kujt i konvenon nji gjendje e tillë – në prag destabilizimi e shpërthimi, me siguri përgjigja duhet kërkue te të kërcënuemit nga Gjykata Speciale! Në nji vend të mbërthyem në armiqësi politike e zhveshun krejtësisht nga institucionet, askush s’e merrë guximin me ndezë shkëndijen!Prandaj, nji logjikë e shnosh thotë se zgjedhjet e parakohshme nacionale mund mbahen vetëm në të njajtën kohë me ato lokalet, nëse jo në orarin e rregullt kushtetues. Nga vjeshta deri para festave të fundvitit ka mjaftueshëm kohë me u kalkulue interesat e partive (me rezultate të konfirmueme nga elektorati, në të dyja nivelet) mes vete dhe konstituue tana institucionet. Fillimviti i ardhshëm, kur edhe pritet me u ngritë aktakuzat e para nga Gjykata Speciale, Kosovën e gjen me institucione të konsolidueme mjaftueshëm dhe, ma e randësishmja, në nji situatë të qartë politike!

Më Shumë

Bashkimi–Rahoveci, duel me objektiva të ndryshme në Prizren

Në kuadër të xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës në basketboll, Bashkimi do të presë sonte Rahovecin 029, në ndeshjen që zhvillohet në...

Bashkimi fiton me përmbysje ndaj Rahovecit

Bashkimi shënoi fitore të rëndësishme ndaj Rahoveci 029 me shifrat 90:70 (19:19, 18:22, 24:16, 29:13), në javën e 16-të të ProCredit Superligës, raporton PrizrenPress. Përballja...

Lajmet e Fundit