25.1 C
Prizren
E hënë, 23 Qershor, 2025

Zafir Berisha, KFOR-it gjerman: Mos bisedoni me të dënuarin Ramadan Muja !

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga NISMA, Zafir Berisha tha sot se është i vendosur që me angazhimet e subjektit të tij, të ndryshojë gjendjen e rëndë politike, ekonomike dhe sociale në Prizren.

“Kur kemi parasysh se qeveria komunale në Prizren udhëhiqet nga një i dënuar për krim, korrupsion dhe shkelje ligjore siç është Ramadan Muja, bashkë me të emëruarit e tij politik, të cilët poashtu janë me dosje kriminale dhe falsifikator të dokumentëve zyrtare, atëherë domosdoshmërisht shtrohet nevoja si subjekt favorit për të qeverisur me qytetin e Prizrenit, që të japim qendrimet tona lidhur me ridestinimin e hapsirave të cilat shfrytëzohen aktualisht nga KFOR-i gjerman”, tha Brisha .

“Meqenëse Prizreni po shihet se nuk ka më kryetar komune dhe qeverisje legjitime, vizion dhe objektiva për zhvillim ekonomik të qytetit tonë, NISMA për Kosovën-Dega në Prizren, kërkon publikisht nga KFOR-i gjerman që të mos merr hapa të ngutshem rreth hapsirave që tani i shfrytëzon, për arsyen se jemi në një vit zgjedhor dhe qeverisja në ikje e Prizrenit dyshoj se mund të keqpërdor apo edhe të destinojë gabimisht ato hapsira siç kanë treguar edhe praktikat e deritanishme”.

“Njoftimet se në fund të vitit 2018, KFOR-i gjerman do të lirojë lokacionin që aktualisht e shfrytëzon, na ka bërë që ne të analizojmë dhe studiojmë të ardhmen e këtyre hapsirave për të cilat mendojmë se nevoja prioritare për qytetarët e Prizrenit, është Zona Industriale, ku me krijimin e lehtësirave për investitor të cilët janë të shumtë për të investuar në Prizren, mendojmë që të punësohen deri në 5 mijë qytetar të Prizrenit”.

“NISMA për Kosovën mendon se 4 hektar të atyre hapsirave, ti bashkangjiten Qendres Sportive “Sezai Surroi”, për të krijuar Kampusin me fusha sportive, ku në të ardhmen do të organizohen aktivitete sportive të shkollave të futbollit, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar”.

“Ideja që në hapsirat që aktualisht shfrytëzohet nga KFOR-i gjerman të vendoset Kampusi i Universitetit të Prizrenit, mendojmë që nuk është e qëlluar, për arsye se tashmë ky Universitet e ka Kampusin e vet dhe mbi 10 milion euro janë investuar, para këto të taksapaguesve të Prizrenit dhe Kosoves, dhe kosiderojmë se ky kampus universitar i tanishëm, i përmbush nevojat e studimeve edhe për 30 vite të ardhshme. Prizreni, por edhe qytete tjera të Kosoves tashmë janë të ngulfatur nga mungesa e pronave publike për shkak të politikave të gabuara që ka ndjekur deri më tash AKP-ja, me privatizim me në mungesë të vizionit për zhvillim ekonomik të Kosoves, prandaj mendojmë se është momenti i fundit para se të bëhet vonë, që hapsirat e mbetura publike ti destinojmë për zhvillimin ekonomik të vendit tonë”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bedri Cahani – Një jetë në shërbim të arsimit, sportit dhe atdheut

Shkruan: BESIM MUHADRI Bedri Cahani lindi më 15 prill 1959 në Gjakovë, ku kreu shkollimin fillor dhe të mesëm. Studimet e larta i vijoi në...

Fuat Ostrozubi – Gjuhëtari nga Prizreni që lartësoi gjuhën shqipe në Kongresin e Drejtshkrimit

Fuat Ostrozubi u lind në vitin 1932 në Prizren, në një familje arsimdashëse dhe liridashëse. Qysh foshnjë mbeti jetim dhe u rrit nga nëna...

Lajmet e Fundit