1.6 C
Prizren
E mërkurë, 21 Janar, 2026

Atletico shpreson në hakmarrje ndaj Realit

Me burime më të pakta dhe pa milionat që furnizojnë rivalët e tjerë në La Liga, Atletico e Diego Simeones ka treguar nga sezoni në sezon se është e aftë të garojë me të parët e klasës, edhe kur bëhet fjalë për Champions League.

Trajneri argjentinas i skuadrës më të vogël të Madridit arriti në finalen e turneut prestigjioz për të dytën herë në 3 vitet e fundit, e ta bësh këtë me Atleticon është një mrekulli futbollistike.

Por “qershia mbi tortë” nuk ka ardhur kurrë. Kjo edhe për faj të një futbollisti, që tifozët “Colchoneros” e konsiderojnë si “makthin” e tyre.
Vazot e shortit të UEFA-s në Nion i dorëzuan sërish Atleticos në duar mundësinë për t’u hakmarrë ndaj Zidane, ndaj Sergio Ramosit, por mbi të gjithë ndaj Cristiano Ronaldos. Këtë herë, në kontrast me finalen, janë dy ndeshje me të paktën 180 minuta për t’u zhvilluar.

Gjithçka do të nisë pashmangshmërisht nga penalltia e Cristiano Ronaldos në “San Siro”, pas asaj që Atletico shpreson se do të jetë pika e kthesës me ekipin që do të përballet në gjysmëfinale. Asokohe shënoi Ramos dhe barazoi Carrasco. Në goditjet e penalltive, pas 120 minutash lojë, Ronaldo që çalonte i dha kupën e 11 kampioneve të Realit.

Në vitin 2014, në Lisbonë ishte ndryshe. Me barazimin “in extremis” të Ramos dhe “Los Blancos” që shpërthyen në kohën shtesë deri në shifrat 4-1. Këtë sezon, në kampionat janë luajtur dy derbi mes ekipeve të Madridit. Trigolësh i Ronaldos në stadiumin “Vicente Calderon” dhe barazim 1-1 në “Bernabeu”. Por në gjysmëfinale favoriti dihet, ndërsa elementi surprizë do të jetë gjithmonë aty.

Më Shumë

Sekuestrohen tre armë në Prizren, arrestohet një i dyshuar për kanosje

Policia e Kosovës ka sekuestruar tre armë zjarri dhe ka arrestuar një person të dyshuar në fshatin Randobrava të Prizrenit, pas një mosmarrëveshjeje mes...

Djegia e shtëpisë në Malishevë, viktima është një grua rreth 50 vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Goriq të Malishevës.   Atje, një person e ka humbur jetën si pasojë e zjarrit që e...

Lajmet e Fundit