13.5 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Nait Hasani: Do përkrah çdo marrëveshje për prishje të koalicionit PDK-LDK

Mocioni i mosbesimit të Qeverisë po gjen mbështetje dhe nga disa deputetë të partive në pushtet përfshirë partnerët e koalicionit PDK-LDK.

Të martën, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Buja deklaroi për lajmi.net, se koalicioni qeverisës duhet të prishet në mënyrë që tu hapet rruga zgjedhjeve dhe proceseve të domosdoshme për Kosovën.

Sipas tij, demarkacioni do të përdoret vetëm si shkas për të shkuar në zgjedhje, pasi ka shumë arsye tjera.

“Realisht demarkacioni do të jetë një nga shkaqet që do ta çojë vendin në zgjedhje, pasi zgjedhjet parlamentare duhet të mbahen për shumë arsye tjera. Por kjo do të përdoret si shkas”, ka thënë deputeti Buja.

Ndërsa, deputeti tjetër i PDK-së, Nait Hasani, në një prononcim për lajmi.net, tha se ai do ta përkrah çdo marrëveshje që vije në Kuvend për prishje të koalicionit.

“Kush do që e bie ndonjë marrëveshje për prishje të koalicionit do e mbështes për të prishë koalicionin”, ka thënë Hasani. /Lajmi.net/

Më Shumë

Kapet me kokainë, prangoset burri në Malishevë

Një person është arrestuar në Malishevë pasi që i njëjti është kapuar me marihuanë dhe kokainë. Sipas policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është...

Kuvendari i PDK-së në Prizren, Tarashaj: Limaj duhet të rikthehet në PDK

Kuvendari i Partia Demokratike e Kosovës në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Tefik Tarashaj, i ka bërë thirrje publike liderit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj,...

Lajmet e Fundit