17.7 C
Prizren
E martë, 5 Gusht, 2025

Vehapi: Jam i gatshëm të rikandidoj për Rahovecin, nuk shoh konkurrent

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi ka thënë se është i gatshëm të rikandidoi përsëri për kryetar në këtë komunë në zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë vit.

“Kjo është pyetje që ndoshta më shumë duhet t’ia bëni subjektit politik, këtu e kemi degën e PDK në Rahovec, është kryesia qendrore, është kryetari i partisë, rregullat statusore, unë jam i gatshëm nëse ata mendojnë që mundem me kryer këtë obligim. Jam i gatshëm me vazhduar”, ka thënë ai.

Ai madje ka deklaruar se nuk e sheh asnjë konkurrent ndaj tij për kryetar në Komunën e Rahovecit.

“Rival janë të gjithë ata që hyjnë në lojë, sepse nuk mund të quhen ndryshe. Përndryshe konkurrent nuk e besoj se është dikush”, ka pohuar ai.

Kryetari Vehapi në një intervistë për Ekonomia Online ka folur edhe për projektet të cilat janë realizuar prej marrjes së mandatit të tij në këtë komunë, duke përmendur infrastrukturën rrugore, atë shkollore si dhe çështjen e subvencioneve dhe grandeve.

“Duke ditur përgjegjësitë dhe obligimet që kanë komunat, ne kemi vazhduar të punojmë kryesisht në fushën e infrastrukturës me rrugë të lokaliteteve të ndryshme, pastaj edhe kanalizimet, kemi punuar pak edhe te çështja e ujësjellësit, janë edhe disa vende të cilat presim këtë vit të bëhet inaugurimi i ujësjellësve, kemi punuar edhe në fushën e infrastrukturës shkollore, kemi ndërtuar dy shkolla. Ndërkaq një tjetër është në ndërtim e sipër në fshatin Kramovik edhe premtimet tjera që janë dhënë në fushatën lokale, por që janë bërë nga niveli qendror në fushën e bujqësisë ato premtime të gjitha janë të realizuara sa i përket fushës së subvencioneve dhe granteve”, ka thënë ai.

Mirëpo, ai nuk ka lënë pa përmendur edhe projektin për ujërat e zeza për të cilin ka thënë se komuna nuk mund ta përballojë pasi që kushton rreth 10 milionë euro, duke shtuar se ky projekt do të mbetet të realizohet në mandatin tjetër.
“Projektet infrastrukturore të cilat ne i kemi folur në fushatë dhe janë projekte të kushtueshme, sa i përket ujërave të zeza që është një problem në tërë Kosovën edhe në atë drejtim kemi punuar, jemi shumë afër një donacioni austriak për të cilin duhet fillimisht të garantoj niveli qendror, qeveria qendrore, është projekt i cili komunës sonë do t’i kushtojë rreth 10 milionë euro, i cili është i papërballueshëm për buxhetin komunal. Do të shohim mandatin tjetër të rrumbullakohet dhe të përfundohet ky projekt”, ka deklaruar Vehapi.

Më Shumë

DokuFest-i është një motor i zhvillimit kulturor dhe ekonomik në vend, sipas Kurtit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përshëndeti hapjen zyrtare të edicionit të 24-t të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, DokuFest, duke e...

Posta e Kosovës nderon tenorin Ramë Lahaj

Posta e Kosovës, emetoi emisionin e ri të pullave postare në nderim të tenorit të shquar shqiptar, Ramë Lahaj, një nga zërat më të...

Lajmet e Fundit