Lindita Halimi me ‘World’ e katërta sonte në Eurovizion

Lindita Halimi sonte do të ngjitet në skenë pas Suedisë, Australisë e Gjeorgjisë, pra e katërta me radhë.

Ajo fitoi në edicionin e 55-të të këngës në RTSH dhe kjo i ka mundësuar asaj që të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion këtë vit.

Kështu këngëtarja Lindita Halimi do e këndojë këngën “World”, të kompozuar nga Klodian Qafoku, me tekst nga Gerald Xhari.

Spektakli i sivjetmë i Eurovizion 2017-të, do të mirëpritet për herë të parë nga tre meshkuj të cilët do të jenë nikoqirë të festivalit: Oleksandr Skichko, Volodymyr Ostapchuk dhe Timur Miroshnychenko, shkruan KultPlus.

Nata e parë e gjysmëfinales është pra sonte më 9 maj kurse nata e dytë më 11 maj. Këtë vit finalja do të mbahet më 13 maj të shtunën. Votuesit mund të votojnë për këngën e Lindita Halimi në kodin me numër 4.

Rikujtojmë se Shqipëria deri më tani nuk ka fituar asnjëherë vendin e parë kurse ka filluar që të marrë pjesë në garë që nga viti 2004.

Në paraqitjen e parë shteti i Shqipërisë është paraqitur me këngëtaren Anjeza Shahini e cila ka zënë vendin e shtatë. Ky ka mbetur rezultati më i mirë i vendit në këtë garë derisa në vitin 2012-të, Rona Nishliu e ka përfunduar garën duke e zënë vendin e pestë.

Më Shumë

Vreshtarët përfitues në Rahovec mund të furnizohen me preparat për luftimin e cikadës

Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Rahovec ka njoftuar vreshtarët përfitues se mund të furnizohen me preparatin për luftimin e insektit cikada në pikën...

Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia jep detaje

Një shpërthim i dyshuar me granatë dore ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Prizren, duke shkaktuar dëme të...

Lajmet e Fundit