0.8 C
Prizren
E hënë, 18 Nëntor, 2024

Prizren: Shtyhet gjykimi ndaj policëve të dyshuar për ryshfet

Është shtyrë shqyrtimi gjyqësor në rastin e njohur si rasti i “policëve të autostradës”, i paraparë të mbahej të enjten në Gjykatën Themelore në Prizren. Shkak i shtyrjes së gjykimit ndaj 20 zyrtarëve policor të akuzuar për marrje të ryshfetit, ishte mungesa e të akuzuarit Shefki Zeka.

Kryetari i trupit gjykues, Artan Sejrani konstatoi se për mungesën e të akuzuarit Zeka është njoftuar nga mbrojtësi i këtij të fundit, avokati Arsim Bilalli. I njëjti kishte dërguar një shkresë në gjykatë, ku shpjegonte se klienti i tij ka probleme shëndetësore.

Gjyqtari Serjani bëri të ditur se kishte pranuar edhe raportin mjekësor, sipas të cilit i pandehuri Zeka gjendet në spital.

Prokurori i rastit Genc Nixha, deklaroi se javën e ardhshme do të caktojë një datë për ata që dëshirojnë të hyjnë në marrëveshje për pranimin e fajësisë. Sipas tij, para kësaj seance ka pranuar disa kërkesa nga avokatët e të akuzuarve për të hyrë në marrëveshje për një gjë të tillë.

Në mungesë të kushteve ligjore, seanca e shqyrtimit fillestar u shty për 22 qershor, në ora 10:30.

Ky rast zhvillohet në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, e cila i akuzon policët, Shemsi Demolli, Safet Veliu, Naser Rama, Afrim rafuna, Muhamet Buzhala, Ivica Djokiç, Ismail Azemi, Alush Elshani, Blerim Zylfaj, Bekim Zogaj, Qerim Beqiri, Azem Goxhufi, Ardian Rrecaj, Sasha Nedeljkovic, Shaban Gerguri, Shemsi Zejnullahu, Aziz Krasniqi, Lulzim Gashi, Shefki Zeka dhe Nuhi Zogaj, se kanë marrë ryshfet si policë trafiku.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit në fjalë, gjatë dhjetorit 2016, duke patrulluar në autostradën “Ibrahim Rugova”, në mënyrë të drejtpërdrejtë kërkojnë dhe pranojnë ryshfet nga shkelësit e rregullave të komunikacionit, për të mos u shqiptuar atyre dënimet kundërvajtëse.

Në aktakuzë përshkruhet se si këta policë, duke vepruar në grup prej 2 dhe 3 zyrtarësh, brenda orarit të punës, kanë mbledhur në mënyrë të kundërligjshme shuma të të hollave deri rreth 400 euro e pastaj të hollat i kanë ndarë mes veti, në mënyrë proporcionale.

Të akuzuarve të këtij rasti, më 17 mars 2017, u është vazhduar masa e arrestit shtëpiak edhe për 60 ditë./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Aksident trafiku në Shirokë të Suharekës, dy ambulanca në vendin e ngjarjes – PAMJE

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Shirokë të Suharekës. Sinjalizuesit kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se një veturë...

Mot i vranët dhe me intervale me diell

Moti sot parashihet të jetë i vranët dhe me intervale me diell, ndërsa në disa vende me mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2...

Lajmet e Fundit