Prizren: Kërcënime dhe ndryshime të deklaratave në gjykimet e rasteve për fajde (Video)

Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi të gjeturat e një hulumtimi për dëshmitarët e proceseve të fajdeve, për kërcënimet që u bëhen dëshmitarëve në Prizren dhe për mundësinë që njëri nga rastet më të mëdha të fajdeve të dështojë pasi dëshmitarët i kanë ndërruar dëshmitë në gjykatë.
Rasti Kqirai njihet si njëri nga rastet më të mëdha të fajdeve në vend, në gjykimin me shumë dëshmitarë. Prokurorja Merita Bina Rugova ka paralajmëruar se disa nga dëshmitarët kanë ndërruar deklaratat, ndërsa një pjesë e tyre edhe kanë ikur nga vendi. Ky është një problem i madh i cili mund të ndikojë në epilogun e këtij rasti.

Siç raporton “Drejtësia në Kosovë”, një dëshmitar i një rasti tjetër të fajdeve, Ibrahim Kazazi, ishte sulmuar një ditë para së të dëshmonte në gjykatore.

“Kam qenë duke punuar në lokal dhe kanë hyrë dy persona dhe me kanë plagosur. Nuk i kam njohur personat që më kanë sulmuar”, kishte deklaruar Kazazi.

Në anën tjetër, Hazir Berisha, zëdhënës i policisë në Prizren thekson se sulmuesit e Kazazit tash janë në paraburgim.

Kazazi kishte hedhur akuza për Gjykatën e Prizrenit se e ka zgjatur rastin e tij, mirëpo kryetari Gjykatës Themelore në Prizren, Ymer Hoxha, po thotë se ky rast është zgjatur pa dëshirën e gjykatës. /kallxo.com/

Më Shumë

Nuk zgjedhet deputet, Hasani: Mirënjohje e përjetshme për 17.617 votat e besimit

Njëri nga themeluesit e UÇK-së, ambasadori dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit...

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Lajmet e Fundit