Vetëvendosje nuk i bashkohet LDK’së, shkon e vetme në zgjedhje

Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur të garojë e vetme në zgjedhjet e 11 qershorit. Vendimi është marrë sot në një mbledhje të Kryesisë së partisë.
Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë së saj, në të cilën është diskutuar për përgatitjet për zgjedhjet e 11 qershorit.

Nëpërmjet një komunikate, VV ka bërë të ditur se është “duke bërë përgatitjet e duhura që në këto zgjedhje të garojë e vetme”.

“Lëvizja Vetëvendosje sot ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë në të cilën janë diskutuar përgatitjet për zgjedhjet e 11 qershorit dhe përgatitjet për mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes e cila mbahet nesër, e ku do të votohet edhe lista e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje për këto zgjedhje”, thuhet në komunikatë.

“Tanimë, afati për koalicione ka përfunduar dhe Lëvizja është duke bërë përgatitjet e duhura që në këto zgjedhje të garojë e vetme. Gjatë ditës së sotme kemi pranuar dhjetëra kërkesa për takim nga koalicioni LDK/AKR. Edhe pse jemi në orët e fundit para dorëzimit të listave, kryesia e Lëvizjes vendosi që t’i pranojë në takim”, ka thënë VV.

“Programi i Lëvizjes Vetëvendosje dhe konsistenca politike e qëndrimeve dhe veprimeve na bëjnë ne subjektin më të besuar për transformim të Republikës, me luftim të krimit e progres shoqëror. Të gjithë ata që janë të gatshëm t’i bashkohen kësaj beteje për ndryshim rrënjësor jemi të gatshëm t’i presim në takim”, përfundon komunikata e VV’së.

Më Shumë

Inspektorati komunal i Malishevës apelon për respektim të orarit të grumbullimit të mbeturinave nga bizneset

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që të respektojnë me përpikëri orarin e grumbullimit të mbeturinave...

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Lajmet e Fundit