5.5 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Apostolova e shqetësuar me gjendjen e trashëgimisë kulturore në Prizren

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka vizituar sot qendrën historike të Prizrenit. Bashkë me Apostolovan ishin shefja e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou dhe shefat e misioneve të BE-së në Kosovë.

Apostolova tha se Prizreni është një nga vendet ku shihet etnicitet dhe multietnicitet të përfaqësuar shumë mirë. Ajo u shpreh e shqetësuar me gjendjen në të cilën ndodhet kjo qendër e trashëgimisë kulturore.

“Ne duam ta shohim Prizrenin dhe trashëgiminë kulturore si një simbol të Kosovës. Do të donim të bëjmë thirrje tek udhëheqësia e re e këtij vendi dhe tek partitë politike, të cilat tani janë duke krijuar platformat e tyre dhe të cilët po bëjnë apel tek njerëzit që t’i votojnë ata, ta kenë në mendje se sa e rëndësishme është trashëgimia kulturore sepse pa trashëgimi kulturore Prizreni do ta humbë vendin e tij shumë të rëndësishëm”, ka thënë ajo.

Ajo gjithashtu ka thënë se do të mbledhin fonde nga BE, dhe nga donatorë ndërkombëtar që të ndihmojnë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

E shqetësuar për gjendjen në të cilën është kjo qendër , është shpreh edhe Tringa Kasëmi, nga shoqëria civile e Prizrenit. Ajo tha se nga 155 shtëpi gjysma e monumenteve të tyre janë në rrezik për t’u shkatërruar.

“Fatkeqësisht mungesa e sundimit të ligjit dhe injoranca totale e autoriteteve komunale dhe institucioneve përkatëse e ka kthyer qendrën historike të Prizrenit në një qendër të kaosit e objektet e mbrojtura të trashëgimisë kulturore në një parajsë , që uzurpatoret i kthyen në hotele e parkingje ilegale”, ka thënë ajo.

Më Shumë

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Lufta e fundit në Kosovë, e gjeti si student. Por, mosha e re nuk që problem, për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Është ky, hoxhë...

Besniku i Drinit të Bardhë operohet me sukses

Futbollisti i Drinit të Bardhë, Besnik Krasniqi, ka kaluar sot me sukses ndërhyrjen kirurgjikale për trajtimin e ligamentëve të dëmtuar, pas lëndimit të pësuar...

Lajmet e Fundit