5.8 C
Prizren
E mërkurë, 5 Shkurt, 2025

Prizren: Pranon fajësinë, dënohet 6 muaj burgim me kusht

I akuzuari Patrik Berisha, në shqyrtimin fillestar të mbajtur të martën, pranoi se ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik”, dhe është dënuar me 6 muaj burgim me kusht.

Berisha, i cili për këtë proces gjyqësor nuk kishte angazhuar mbrojtës, deklaroi se ai ka qenë i pakujdesshëm dhe ka shkaktuar aksidentin.

I akuzuari, gjithashtu deklaroi se se më pas i ka ndihmuar të aksidentuarit, duke i ofruar ndihmë në spital dhe pas daljes nga spitali dhe sipas tij, nuk ka asnjë problem me të aksidentuarit.

Berisha, kërkoi nga trupi gjykues, që gjatë marrjes së vendimit, të merren parasysh këto rrethana.

Aktgjykimin dënues ndaj Berishës, e bëri gjykatësja Shpresa Emra, dënim ky i cili nuk do të ekzekutohet brenda periudhës dy vjeçare, nëse tani i dënuari Berisha nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale.

Patrik Berisha, akuzohej se me 29 maj 2014, në Prizren, në rrugën e “Ulqinit”, duke e vozitur veturën e tij, kishte bërë ngasje të pakujdesshme dhe të pa kontrolluar, duke mos e përshtatur shpejtësinë e automjetit, me ç’rast kishte humbur kontrollin. Dhe, kur arrin në vendin kritik, me pjesën ballore, të djathtë të automjetit e godet të dëmtuarin Osman Rexhepi, i cili ishte duke lëvizur në drejtimin e kundërt. Me këtë rast lëndime të lehta trupore pëson Osman Rexhepi, ndërsa lëndime të rënda trupore pëson bashkudhëtarja në automjetin e tij, e dëmtuara, Fiza Rexhepi.

Me këtë veprim, sipas Prokurorisë, Berisha ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik” nga neni 378 paragrafi 8 lidhur me paragrafin 6 të Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës, i cili dënohet me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Tervell Beck i Prizrenit, MVP i javës

Proton Cable Prizreni shënoi fitore shumë të rëndësishme ndaj Borës. Më i miri i kësaj sfide ishte ish-basketbollisti i Pejës, Tervell Beck. Ai ndaj...

Pas trajtimit në spital, Gjesti kthehet në Big Brother

Gjesti është kthyer në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP. Ai u largua për pak kohë për të vazhduar trajtimin pas incidentit...

Lajmet e Fundit