4.1 C
Prizren
E premte, 20 Mars, 2026

Pse fshati Popolan i Suharekës kundërshton një vendim të Komunës

Banorët e Vraniqit të Suharekës kërkuan nga komuna lokacion për varreza, pasi që nuk kanë vend në varrezat e fshatit, raporton KTV.

Komuna caktoi varrezat e reja në fshatin fqinj Popolan, por banorët e atyshëm po e kundërshtojnë vendimin e komunës.

Kuvendi Komunal i Suharekës kohë më parë kishte vendosur që këtë parcelë, e cila gjendet në fshatin Popolan, ta adaptojë në varreza të fshatit Vraniq.

Banorët e Popolanit po kundërshtojnë, duke thënë që këtë lokacion do të mund ta shfrytëzonin për nevoja të fshatit.

Vendimin e Kuvendit e quajnë politik.

Përmes një peticioni këta banorë kishin kërkuar nga kryetari Salih Asllanaj që ta anulojë këtë vendim, por sipas tyre janë injoruar nga ai.

Ata thonë që nëse komuna nuk e tërheq këtë vendim, nuk do t’i ndalin protestat.

E, banorët e fshatit Vraniq, që ka rreth 400 shtëpi, thonë që nuk kanë vend në varrezat e vjetra, andaj kanë kërkuar zgjidhje nga komuna.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Suharekës, Salih Asllanaj, i ka thënë televizionit se nuk e kanë ndërmend ta ndryshojnë vendimin.

Më Shumë

Të kërkuar për tentim-vrasje e vjedhje të rëndë, dy persona ekstradohen nga Italia në Kosovë

Dy persona të kërkuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës janë ekstraduar nga Italia në Kosovë gjatë datave 12 dhe 13 mars 2026, pas...

Përkujtohet Komandant Guri

Në Carralevë është mbajtur një ceremoni përkujtimore me rastin e përvjetorit të vdekjes së Komandantit Jetullah Qarri – Komandant Guri, ku u nderua jeta...

Lajmet e Fundit