Përjetësimi

Prof.dr. Sabahajdin Cena

(Pjesë nga ditari “Kronikë nëpër stuhi” )

 

29 maj
Në ditën e sotme të vitit 1998, instruktori ushtarak Bekim Berisha i njohur si ABE-ja, gjendej në Junik. Këtë rrugë e mori për t’u riarmatosur, por rrugën nuk e bëri kot. Mori pjesë në luftimet e përgjakshme në Junik. Po në këtë ditë, forcat policore sulmojnë Deçanin. Në onjektiv kishin pozicionet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës te Fabrika e Drurit në drejtim të “Urës së Pozharit”.

Këtu përjetësohet Nagip Muharrem Cacaj i Deçanit. Në Qarrabreg të Deçanit përjetësohet Muharrem Rrustem Lataj, i Qarrabregut të Epërm. ndërsa në fshatrat e Lugut të Baranit, policia vret të riun Ekrem Binakajn nga Peja. Luftimet zhvillohen edhe në Gllavicë të Vranocit e te “Ura e Pazharit”.

Këtu përjetësohet Adnan Adem Berisha i Pazharit e gjatë luftimeve në Brovinë përjatësohet Halit Asllan Asllani e në Lloçan të Deçanit, Skënder Rexhë Kasumaj dhe Tafil Brahim Kasumaj, të dytë nga Lloçani. Në Strellc të Epërm përjetësohet Arif Mahmutdemaj, i Strellcit të Epërm e në Komaran ra luftëtari Sami Feriz Bogiqi, i Komaranit.

Po në këtë ditë, por të vitit 1999, në Romajë të Hasit, ndërron jetë luftëtari Manush Ahmet Berisha, i plagosur rëndë në Betejën e Mileskës. Edhe në fshatin Pirç të Vushtrrisë ka luftime dhe përjetësohet Adan Sadik Shyti i Ashlanit të Vushtrrisë, ndërsa gjatë luftimeve përjetësohet edhe Ibrahim Sejdi Fejzullahu i fshatit Gospanicë të Preshevës.

LAVDI TË GJITHË TË RËNËVE NË ALATARIN E LIRISË!

Më Shumë

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Lajmet e Fundit