11.9 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Një vit pas tragjedisë, në Prizren iniciohet projekti për monumentet në “Marin Barleti”

Një vit pasi trevjeçarja Xheneta Gashi humbi jetën shkaku i shembjes së një monumenti në rrugën “Marin Barleti” në Prizren, duke e kthyer trashëgiminë kulturore në kronikë të zezë, institucionet qendrore kanë iniciuar hartimin e një projekti për ndërhyrje në këtë pjesë.

Të martën në “DokuKino” është mbajtur diskutimi publik “Projektpropozimi për ndërhyrje konservuese në rrugën ‘Marin Barleti’ – Mundësitë dhe sfidat”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore qëllimi kryesor i takimit ishte prezantimi i gjendjes aktuale të monumenteve të trashëgimisë kulturore në këtë rrugë dhe propozimet për ndërhyrje konservuese. Janë diskutuar mundësitë dhe sfidat e këtij procesi.

Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësues të institucioneve qendrore, Ministrisë së Kulturës, të Rinisë dhe të Sportit, të Komunës së Prizrenit, Ambasadës së Britanisë së Madhe, Zyrës së Bashkimit Evropian, përfaqësues të shoqërisë civile dhe banorë të lagjes.

“Fillimisht u prezantuan gjetjet në terren, analiza e hollësishme e ndërtesave të trashëgimisë kulturore të rrezikuara, dhe më pas u prezantuan propozimet në nivel ndërtesash dhe në nivel urban”, ka thënë Samir Hoxha, drejtor i QRTK-së së Prizrenit.

Sipas tij, në diskutim janë përmendur nevoja e gjithëpërfshirjes dhe koordinimit të palëve të ndryshme në procesin e hartimit të projektit të rehabilitimit të rrugës “Marin Barleti”, roli aktiv i pronarëve në procesin e vizionimit dhe ndërhyrjet restauruese në këtë rrugë, formimi i grupit punues shumëpalësh për hartimin e projektit për rehabilitim të lagjes dhe hartimi i një plani dinamik të veprimit, e më pas të fillojë procesi i hartimit të projektit.

Ka thënë se rruga që përfshihet në Qendrën Historike të Prizrenit është komplekse për shkak të degradimit, moskujdesit të pronarëve dhe kontesteve pronësore.

Më Shumë

Totaj: Qeveria i ka marrë Komunës së Prizrenit 36 milionë euro në katër vjet

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka deklaruar se Komuna e Prizrenit ka pësuar humbje të mëdha financiare gjatë katër viteve të fundit, si pasojë...

Akademi përkujtimore për Dr. Bujar Demirin në Spitalin e Prizrenit

Në Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren u mbajt të enjten një akademi përkujtimore për të nderuar jetën dhe veprën e...

Lajmet e Fundit