5 C
Prizren
E martë, 4 Shkurt, 2025

LDK-ja në Prizren: Është koha për kthesën e madhe

Dega e LDK-së në Prizren, mbrëmjen e 31 majit, takoi anëtarët dhe simpatizantët e lagjes “Arbana”, para të cilëve u prezantuan kandidatët për deputet: Haxhi Avdyli, Anton Quni, Sadije Osaj Jakupi, Afërdita Morina Biffar, Driton Selmanaj dhe Kastrit Jahaj nga Aletrnativa.

Kandidatët për deputet nga Prizrenit para banorëve të lagjes “Arbana” shpalosën projektin e koalicionit të shpresës për Kosovën.

Kandidati i LDK-së për deputet Anton Quni pasi i përshëndeti të pranishmit shkurt tha:

“Ju e dini që në Parlamentin e Kosovës e kam lënë një fjalë peng, e kam lënë një porosi por jo që unë kam llogaritë vetëm në forcën time. Unë kam llogaritë në një ekip të mirë me të cilën së bashku do të shkojmë në Parlament, por kam llogaritë edhe në forcën dhe besimin e juaj” tha Quni.

Duke ju drejtuar të pranishmëve Sadije Osaj Jakupi tha se programi i LDK-së do të jetësohet së bashku duke u fokusuar në rininë që Kosova e ka pasuri dhe gruan që është 50 përqind e popullatës.

Kandidatja për deputete Afërdita Morina Biffar u shpreh e sigurt në fitoren e LDK-së me 11 qershor.

“Duke ju parë juve të mobilizuar jo vetëm këtu po kudo që po shkojmë në takim me qytetarë jam e sigurt se LDK do të dalë shumë më lartë se që ka qenë më parë. Në vitin 2000 munduan ta godasin LDK-në duke na i atakuar edhe veprimtarët më të devotshëm të LDK-së por në zgjedhje të liria që u mbajtën pas lufte, e nxorën LDK-në fituese. LDK-ja nuk zhbëhet sepse ka dal nga populli, dhe rrënjët i ka në takimet si ky i sotmi” tha Morina Biffar.

Kandidati i Aletrantivës Kastriot Jahaj tha në filim të fjalës së tij se po ndihet mirë i bashkuar në koalicionin LDK- AKR- Alternativa sepse tha ai së bashku do të punojmë për të ardhmen e vendit tonë.

“Jemi një grup i politikanëve të ri që mendojmë se në Kosovë duhet të ndryshojë politik bërja. Duhet të angazhohen të rinjtë në politikë për ta ndryshuar Kosovën, dhe i bëjë thirrje të rinjve që ta bëjmë ndryshimin bashkë. Koalicioni LDK AKR Aletrnativa iu ofron të rinjve që e kryejnë fakultetin një vit praktikë me pagesë nga qeveria e Kosovës. Ky koalicion e ka programin e ndarjes së 1o milion eurove për idetë dhe iniciativat e të rinjve prandaj të rinjtë duhet ta votojnë listën LDK AKR Alternativa që është lista e të ardhmes së rinisë” tha Jahaj.

Driton Selmanaj tha para të pranishmëve se është në LDK sepse e konsideron si pasuri kombëtare.

“Unë jam bërë pjesë jo e një partie por e një pasurie kombëtare. LDK-ja është akademi është shkollë” tha Selmanaj.

Ai duke e quajtur koalicionin LDK-AKR- Aleternativa koalicion të natyrshëm tha se vota për LDK-në është votë për të ardhmen më të mirë të vendit.

Duke folur për qeverinë Mustafa, Selmanaj tha se mandati u nis me 400 milion euro borxhe ndërsa në fund i kishte 400 milion shtesë.

“Është koha me ia kthy shpresën këtij vendi”, u shpreh Selmanaj duke pohuar se lista e LDK-së është lista me e mirë me njerëz të pastër e profesionistë.

Kryetari i Degës së LDK, kandidati për deputet Hax0hi Avdyli u shpreh i emocionuar për takimin e organizuar në shkollën ku ka mësuar shkronjat e para.

“Kemi punuar bashkë dhe e kemi bërë më të mirë këtë lagje. Do të punojmë bashkë që ta bëjmë edhe Kosovën më të mirë” tha Avdyli.

Ai kërkoi votën e banorëve të Arbanës, kërkoi që me 11 qershor të dënohen të këqijtë dhe të votohet koalicioni LDK- AKR- Alternativa.

“Çdo votë është e rëndësishme. Me votën tuaj mund ta bëjmë Kosovën më të mirë. Është momenti që ne t’i zgjedhim njerëzit tanë, ta bëjmë kthesën e madhe” tha ai.

Duke e përshëndetur Hatim Baxhakun, Haxhi Avdyli tha se pas zgjedhjeve nacionale Prizrenin e pret sfida e radhës ndryshimi i gjendjes në Prizren.

“Është këtu edhe burri që me besimin tuaj në Prizren do ta bëjë ndryshimin e madh. Një njeriu i dënuar e ka bërë Prizrenin paçavër. Ka ardh koha për njerrëz të ndershëm” tha Avdyli.

Haxhi Avdyli kërkoi votën për kandidatët e qytetit që edhe Prizreni të përfaqësohet në Parlament me fuqinë e votës që e ka. /PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Caterrion Thompson e Bashkimit, MVP e xhiros me double-double

Basketbollistja e Bashkimit, Caterrion Thompson, ka qenë më e dalluara e xhiros së 13-të në Superligën e Femrave, duke regjistruar një paraqitje mbresëlënëse me...

Nis restaurimi i shtëpisë së familjes Bërlajolli në Prizren, MKRS thotë se po shpëtohet nga rrënimi

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka bërë të ditur se po vijojnë punimet për restaurimin e shtëpisë së familjes Bërlajolli në Prizren. Sipas njoftimit,...

Lajmet e Fundit