7 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

AAK: Buxheti i vendit është dëmtuar nga gjyqësori

Gjykata-qekiqiAgjencia kundër Korrupsionit (AKK), ka publikuar sot një analizë në lidhje me mënyrën se si gjykatat e Kosovës i kanë trajtuar rastet e mos deklarimit të pasurisë për vitin 2012 nga ana e zyrtarëve të lartë publik. Madje AKK vlerëson se Buxheti i vendit është dëmtuar nga gjyqësori.

Agjencia kundër Korrupsionit ka iniciuar procedurën kundërvajtëse në Gjykatat kompetente ndaj të gjithë 306 zyrtarëve të lartë publikë që nuk kanë përmbushur obligimin ligjor për deklarimin e pasurisë në pajtim me nenin 5 të Ligjit nr. 04/L-050.

Agjencia kundër Korrupsionit ka pranuar nga gjykatat e shkallës së parë 179 Aktvendime. Nga numri i përgjithshëm i aktvendimeve të pranuara, 41 zyrtar të lartë publik janë dënuar në pajtim me Ligjin nr. 04/L-050, 70 zyrtarëve të lartë publik janë shqiptuar dënime nën 1000 euro, dhe masa qortim, të cilat janë në kundërshtim me ligjin nr. 04/L-050, ndërsa 68 raste janë pezulluar nga Gjykatat. Nga ana tjetër nga Gjykata e shkallës të dytë Agjencia ka pranuar 35 Aktvendime. Nga numri i përgjithshëm i Aktvendimeve të pranuara, 5 zyrtar të lartë publik janë dënuar në pajtim me Ligjin nr. 04/L-050, 17 zyrtarëve të lartë publik janë shqiptuar dënime nën 1000 euro, dhe masa qortim, të cilat janë në kundërshtim me ligjin nr. 04/L-050, ndërsa 13 raste janë pezulluar.

Duke u bazuar në aktvendimet e pranuara nga Gjykatat për rastet e iniciuara në vitin 2012, mund të shihet se nga numri i përgjithshëm i rasteve të iniciuara ndaj 306 zyrtarëve të lartë publik, 179 prej tyre apo 58% e rasteve kanë vendosur Gjykatat, ndërsa në 127 raste apo 42% Agjencia nuk ka pranuar informacione lidhur me fatin e tyre.

Siç dihet me Ligjin për Deklarimin e Pasurisë që ka qenë në fuqi gjatë vitit 2012, mos respektimi i tij është konsideruar veprim kundërvajtës, dhe praktikisht Gjykatat në shumicën e rasteve aktvendimet i kanë shqiptuar me dënime me gjobë ndaj zyrtarëve të lartë publik.

Në këtë drejtim shuma e përgjithshme e dënimeve të shqiptuara nga Gjykatat në shkallën e parë është: 69,370.00 ?uro, ndërsa në shkallën e dytë është: 11,500.00 ?uro.

Analiza e Agjencisë pasqyron se kjo shumë e dënimeve që është shqiptuar nuk është as minimumi i dënimit që kanë pasur për obligim të shqiptojnë Gjykata ndaj zyrtarëve të lartë publik të cilët nuk kanë respektuar dispozitat e Ligjin nr. 04/L-050. Sipas analizës nëse Gjykatat do ti trajtonin rastet në pajtim me dispozitat e ligjit të lartë përmendur, duke e llogaritur minimumin e dënimi i cili ka qenë 1,000.00 euro shuma e përgjithshme e dënimit që ishte shqiptuar ndaj 306 zyrtarëve do të ishte 306,000.00 euro.

Nëse llogaritet maksimumi i dënimit 2,500.00 euro që nuk është shqiptuar në asnjë rast, shuma e përgjithshme do të ishte 765,000.00 euro. Duke i krahasuar këto të dhëna Analiza konstatohet se është dëmtuar buxheti i vendit pikërisht nga gjyqësori i cili nuk ka respektuar Ligjin nr. 04/L-050, thuhet në një njoftim të AKK-së

Më Shumë

Parashqevi Simakut i plotësohet dëshira, bie në kontakt me djalin

Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku ka bërë të ditur mbi një zhvillim të fundit, ku thotë se ka komunikuar me djalin e saj. Ajo...

Trajnime falas për tregun e punës në Prizren

Oda e Ndërmarrësve dhe Zejtarëve në Prizren, bashkë me ITI Pro Kosova, do të organizojnë trajnime falas për tregun e punës. Ky trajnim mbështetet nga...

Lajmet e Fundit