18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

FOL: Vetëm 14 lëndë kundër korrupsionit të zgjidhura nga Gjykatat

LevizjaFOL9-04Gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, janë vënë në pah mungesa serioze e zyrtarëve të lartë publik në krijimin e një Kornize efektive anti-korrupsion. Kështu thanë zyrtarë të Lëvizjes Fol, gjatë publikimit të raportit “Monitoruesi i Korrupsionit’ – Shifrat e Korrupsionit në Kosovë”.

Departamentet e Krimeve të Rënda të Prokurorive Themelore si dhe Speciale të Kosovës kanë pranuar afro 280 kallëzime penale. Nga viti i kaluar, prokuroria ka trashëguar afërsisht numër të njëjtë të kallëzimeve penale, ndërkaq në fund të periudhës raportuese kanë mbetur të pazgjidhura mbi 1100 raste.

Më mirë sipas këtij raporti nuk qëndrojnë as Gjykatat e Rregullta Themelore, të cilat kanë zgjidhur vetëm 14 lëndë nga të cilat 2 lëndë kanë përfunduar me dënim me burg. Po këto gjykata i kanë gjithsejtë 225 lëndë të pazgjidhura.

Ndërkaq, statistikat e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion nga Policia e Kosovës, pasqyrojnë se ky Departament në gjashtë mujorin e parë të vitit ka hetuar afro 390 raste dhe ka arrestuar gjithsejtë 49 zyrtarë të ndryshëm publikë.

Më tej, Qeveria e Kosovës ka nxjerrë 183 vendime nga të cilat vetëm 1 ka qenë në “luftë” kundër korrupsion. Kenan Tora nga Lëvizja Fol, tha se statistikat mund ti vlerësojë secili në mënyrën e vet.

“Qëllimi është që këto statistika ti mundësojnë secilit që në mënyrën e vet të vlerësojë për përpjekjet e bëra apo hapësirën për përpjekje të reja në luftën kundër korrupsion, pra të paraqitet një pasqyrë që secila mund të vlerësojë në mënyrën e vet.”

Kurse sipas vlerësimit të Lëvizjes Fol, angazhimet e institucioneve në luftën kundër korrupsionit nuk janë të mjaftueshme, sepse siç tha hulumtuesi Kenan Tora, “po të ishte e mjaftueshme nuk do të ishte një gjendje kaq e keqe dhe një nivel kaq i lartë i korrupsionit sot”.

Më Shumë

Vdes në QKUK një infermiere nga Malisheva – e njëjta ishte shtatzënë

Një grua e moshës rreth 32 vjeçare, nga komuna e Malishevës, ka ndërruar jetë sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi që e...

Publikoi video duke gjuajtur me armë, arrestohet malishevasi

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë në Malishevë, pasi i njëjti kishte postuar në rrjete sociale video duke gjuajtur me...

Lajmet e Fundit