-3.9 C
Prizren
E mërkurë, 15 Janar, 2025

Shënohet zbehtë 139 vjetori i Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit

139 vjetori i Kuvendit të Lidhjes Shqiptare, u shënua të shtunën në Prizren me një orë letrare dhe me konferencën shkencore “Vëllezërit Frashëri – Përmeti dhe Kosova”.

Kryetari i Komunës së Prizrenit Ramadan Muja në hapje të orës letrare që u mbajt në sheshin e Lidhjes, tha se 10 qershori është një ditë shumë e veçantë e kombit shqiptar.

“Sot po shënojmë 139 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit si një organizatë politike ushtarake me karakter kombëtar. Lidhja Shqiptare e Prizrenit zë një vend shumë të rëndësishëm në historinë e popullit shqiptar dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. LSHP lindi në kohën kur rreziku për copëtimin e trojeve shqiptare nga vendet fqinje ishte një padrejtësi që po na bëhej shqiptarëve, së bashku me ndihmën e fuqive të mëdha në çdo kongres dhe çdo traktat ndërkombëtar. Shqiptarët në kohën e Lidhjes ishin jo vetëm të privuar për të ushtruar të drejtat e tyre por shqiptarët ishin edhe padrejtësisht të shtypur nga lufta e egoiste e fqinjëve sllav për t’i copëtuar trojet etnike” tha Muja.

Muja më tej tha në fjalën e tij se kundër padrejtësive që po i bëheshin shqiptarëve, lindi nevoja për tu organizuar në mbrojtje të trokave dhe të drejtave të shqiptarëve prandaj tha ai u themelua Lidhja Shqiptare e Prizrenit.

“Me 10 qershor 1978, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, padyshim është një ndër ngjarjet më të shënuara në historinë e rilindjes kombëtare shqiptare dhe luftës së popullit shqiptar për mbrojtjen e tërësisë territorial dhe për çlirim kombëtar. Me forcimin e LSHP-së populli shqiptar provoi jo vetëm se ekzistonte si komb i formuar por krahas kësaj tregoi edhe dëshirën e tij të zjarrtë dhe aftësitë e veçanta ushtarake për ta mbrojtur paprekshmërinë e trojeve të veta dhe për të themeluar shtetin shqiptar ku do të përfshiheshin të gjitha trojet etnike” u shpreh Muja.

Pas fjalës së kryetarit të Komunës së Prizrenit, në sheshin e Lidhjes krijimet e tyre më të reja poetike i lexuan 25 poetë nga Kosova të gjitha trojet shqiptare, ndërsa u mbajt edhe konferenca shkencore “Vëllezërit Frashëri – Përmeti dhe Kosova”. / Gazetaere.com/

Më Shumë

Prokuroria dhe Policia në Prizren ndërmarrin veprime hetimore për zbardhjen e rastit të vjedhjes në argjendari

Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se për rastin e vjedhjes së rëndë në argjendarinë në rrugën “Adem Jashari” ende nuk janë...

Policia shqiptoi 2051 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2051 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

Lajmet e Fundit