5.3 C
Prizren
E enjte, 2 Tetor, 2025

KPK reagon për kërcënimin e prokurorit nga Prizreni

Këshilli Prokurorial shprehu shqetësimin për kërcënimin e prokurorit të Prizrenit Besim Susuri.

Këshilli Prokurorial i Kosovës, të mërkurën ka reaguar duke shprehur shqetësim për kërcënimin që i është bërë prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, z. Besim Susuri, e që ndërlidhet me punën e tij zyrtare.

“Për Këshillin, aktet e tilla të kërcënimeve ndaj prokurorëve janë të patolerueshme dhe se të njëjtat merren shumë seriozisht. Këshilli qëndron fuqishëm pranë prokurorëve, i mbështet ata në punën e tyre të përditshme dhe i inkurajon në përmbushjen e misionit të tyre”, thuhet në komunikatën e KPK-së.

Po ashtu, në komunikatën e KPK-së sigurohet publiku se kjo çështje është duke u trajtuar seriozisht dhe me nivelin e duhur të urgjencës të cilën e meriton.

KALLXO.com, pati raportuar për këtë rast i cili ka ndodhur në vitin 2016.

Mirëpo, ndryshe nga zotimet e Këshillit Prokurorial të Kosovës të dhëna në komunikatën për media, gjendja në teren qëndron ndryshe!

KALLXO.com, më 06 qershor 2017 raportoi se si dështoi mbajtja e seancës për kërcënimin e prokurorit Susuri në Gjykatën Themelore të Gjakovës, pikërisht për mungesë të prokurorit

Më Shumë

Abrashi: Komuna e Prizrenit vuan për ujë, krejt qeverisja ishte e fokusuar në një pjesë estetike

Artan Abrashi, kandidat për kryetar të Prizrenit, deklaroi në Pressing në T7 se “Prizreni vuan për ujë”. Sipas tij, kryetari aktual është fokusuar tek pjesa...

Ylli përforcohet me Larry Thomas-in

KB Golden Eagle Ylli njofton me kënaqësi se Larry Thomas është lojtari më i ri që i bashkohet skuadrës suharekase, raporton PrizrenPress. Sipas njoftimit, klubi...

Lajmet e Fundit