“Lumbardhi” në Prizren hapë sezonin veror me dy koncerte të muzikës klasike

Dy koncerte të muzikës klasike do të hapin këtë javë sezonin veror në ambientin e jashtëm të kinemasë “Lumbardhi” në Prizren.

Pas shtatë vjetësh, në skenën e këtij kompleksi kulturor, të mërkurën mbrëma kthehet kitaristi me nam botëror, Petrit Çeku, që do të shoqërohet në violonçel nga kroatja e lindur në Gjermani, Monika Leskovar. Ndërsa vetëm dy ditë më pas Filarmonia e Kosovës e mbyll sezonin e vet koncertal në “Lumbardh”, shkruan sot “Koha Ditore”.

“‘Lumbardhi’ hapë sezonin veror me dy koncerte të rëndësishme, atë të dyshes Petrit Çeku dhe Monika Leskovar si dhe të Filarmonisë së Kosovës, të mërkurën me 28 qershor, respektivisht të premten me 30 qershor”, ka thënë Ares Shporta nga fondacioni “Lumbardhi”.

Ai ka sqaruar se dy vjet pas rihapjes, “Lumbardhi” ka filluar një format të ri, “ku programet do të ndërtohen rreth cikleve sezonale me programime tematike apo të pavarura shumëdisiplinare që përfshijnë filmin, muzikën, letërsinë, teknologjinë, mediat e reja dhe fusha të tjera relevante, dhe do të realizohen nga fondacioni ‘Lumëbardhi’, komunitetet rreth tij dhe partnerët e organizatës, sikurse edhe palë të treta që i shfrytëzojnë hapësirat e kinemasë”.

Më Shumë

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich e vizituan qytetin e Prizrenit

Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u nisën në udhëtimin e parë ndërkombëtar studimor të...

Lajmet e Fundit