Përjashtohen nga puna 24 policë të akuzuar për ryshfet

Janë larguar nga puna 24 nga 59 policët e trafikut të akuzuar për marrje ryshfeti.

24 Policë të Kosovës janë larguar nga puna në Policinë e Kosovës në njësitet e trafikut. Ata kanë punuar në njësitet e autostradave, në njësitin e Prizrenit dhe Mitrovicës.

Policët e larguar janë pjesë e 59 policëve të arrestuar më 19 dhjetor të viti të kaluar të cilët dyshohen për marrje të ryshfetit.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Zyra për Informim e policisë së Kosovës.

“Komisioni i Brendshëm Disiplinor i Policisë së Kosovës ka pranuar nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, 52 lëndë me rekomandim për ndërprerje te marrëdhënies se punës, me dyshim për shkelje disiplinore”, thuhet në përgjigjen e zyrës.

Kjo zyrë ka treguar se edhe rastet e tjera janë në trajtim dhe vendimi për to pritet në ditët e ardhshme.

“Deri me tani ka mbajtur seancat dëgjimore në të cilat janë trajtuar 25 raste, nga te cilat në 24 raste në Komisionin e Brendshëm Disiplinor janë dëshmuar akuzat dhe paneli i KBD-së i PK-së ka shqiptuar masën disiplinore ‘Ndërprerje e marrëdhënies se punës’, ndërsa ne 1 rast ka kërkuar hetime shtese”, thuhet në përgjigjen e policisë për KALLXO.com.

59 policët ishin arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa më pas ishin ngritur aktakuza ndaj tyre. /Kallxo.com/

Më Shumë

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

KGJK dhe Gjykata e Prizrenit thellojnë bashkëpunimin për rritjen e efikasitetit dhe transparencës

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Rrustem Thaqi, ka pritur në takim kryetaren e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ku u diskutua...

Lajmet e Fundit