12.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Varrosët veterani i UÇK-së, Shaban Kalimashi

Me nderime të larta, të dielën në varrezat e fshatit të lindjes, është varrosur veterani i UÇK-së Shaban Kalimashi nga Landovica, i cili ka humbur jetën tragjikisht të shtunën në plazhin e Tales në Lezhë, ku ndodhej për pushime. Me një pjesëmarrje masovike të familjarëve, bashkëvendasve, bashkëluftëtarëve, miqve, bashkëpunëtorëve dhe zyrtarëve të institucioneve të ndryshme jo vetëm nga Kosova, të dielën i është dhënë lamtumira e fundit luftëtarit të Lirisë, Shaban Kalimashi, i cili ka ndërruar jetë dje pasditë në moshen 48. vjeçare. Arkivoli me trupin e pa jetë pasdite ishte i vendosur para lapidarit të dëshmorëve në Landovicë, ku janë bërë homazhe , me ç’rast janë mbajtur edhe fjalime me rastin e ndarjes nga jeta të të ndjerit.

Para të pranishmëve, në këtë ceremoni mortore ka folur kryetari i fshatit Landovicë, Fadil Berisha, i cili tha se lajmi për vdekjen e Shabanit na ka tronditur të gjithëve, sepse i ndjeri me veprat e tij të shumta ka gëzuar respekt në kohët më të vështira të paraluftës, sidomos gjatë luftës çlirimtare nën emblemën e UÇK-së, dhe në kohen e Lirisë, u shpreh ai. Ndërkaq, shëmbëlltyra dhe kontributi i të ndjerit për çlirimin e vendit ka qenë në nivelin më të lartë të mundshëm, dh përkundër dhimbjes së madhe ne të gjithë ndjehemi krenar për bashkëluftëtarin tonë, theksoi Osman Qerreti, në emër të veteranëve të UÇK-së nga Landovica.

Në një fjalim prekës, nga familja Kalimashi ka folur mbesa e të ndjerit, Marigona, e cila tha se ndarja nga jeta e pjesëtarit të familjes është një humbje e rëndë për të gjithë ne, por njëkohësisht ndjehemi krenarë që patëm një njeri të veçantë, siç ishte edhe vet jeta e bacit Shaban, theksoi ajo.Ndryshe, sipas raportit të policisë së shtetit shqiptar, thuhet se dje rreth orës 17 : 21 minuta, është marrë njoftim se në plazhin e Tales , një shtetas ka rrezikuar të mbytet.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore, që kanë konstatuar se shtetasi Sh.K. 48 vjeç, banues në Kosovë , pushues në plazhin e Tales , ka qenë duke u mbytur dhe është nxjerrë jashtë detit nga pushuesit.Menjëherë është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal- Lezhë , por rrugës ka ndërruar jetë. Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe shkak dyshohet mbytja nga uji, thuhet në këtë raport. I ndjeri, ditën fatale me familje kishte shkuar për pushime në plazhin e Tales ku edhe ka ndërruar jetë./tv prizreni/

Më Shumë

Zjarr në një fabrikë të stiroporit në Prizren/Një person merr trajtim mjekësor, shkaktohen dëme të mëdha materiale

  Policia e Kosovës, ka njoftuar se një fabrikë për prodhimin e stiroporit në Prizren, është përfshirë nga zjarri, ku si pasojë, janë shkaktuar dëme...

Shkatërrohet laboratori i drogës në Prizren, Prokuroria kërkon paraburgim për të pandehurit

Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, pas hetimeve të zhvilluara, më 02.04.2026 kanë zhvilluar një...

Lajmet e Fundit