Të pavendosur për Kadri Veselin

Koalicioni PAN ende nuk ka vendosur se kush do të jetë kandidat për kryeparlamentar. PDK-ja, së cilës i takon kjo pozitë, ende nuk e ka bërë të qartë nëse Kadri Veseli do të jetë kandidati i tyre për këtë pozitë të lartë shtetërore, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Ndonëse sipas aktgjykimit të nxjerrë nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2014 posti i kryetarit të Kuvendit i takon koalicionit ose partisë fituese të zgjedhjeve (në këtë rast, koalicionit PDK-AAK-Nisma), ky i fundit ende nuk ka vendosur se kë do ta ketë kandidat për këtë pozitë.

Emri më i lakuar për këtë pozitë është i shefit të PDK-së Kadri Veselit, i cili në mandatin e fundit të Kuvendit ka qenë në krye të këtij institucioni, shkruan tutuje Gazeta “Zëri”.

Përfaqësues të koalicionit më të madh PDK-AAK-Nisma pohojnë se pozita e të parit të Kuvendit i takon PDK-së, porse ende nuk është caktuar se kush do të jetë aty.

Nga ana tjetër, partnerët e PDK-së në koalicion konfirmojnë se do ta mbështesin cilindo kandidat për kryetar të Kuvendit, qoftë ai edhe Kadri Veseli.

Kurse dy partitë e tjera, LVV-ja e LDK-ja, duke mos saktësuar nëse do ta votojnë apo jo një kandidat nga PAN-i, kanë thënë se nuk e mbështesin konceptin politik të këtij koalicioni./Zëri/

Më Shumë

Totaj priti veteranët dhe invalidët e UÇK-së: Kontributi i tyre mbetet themel i lirisë sonë

Me rastin e 27-vjetorit të Çlirimit të Prizrenit, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta,...

Nisin manifestimet për Ditën e Çlirimit dhe Dëshmorëve në Malishevë

Në Komunën e Malishevë kanë nisur aktivitetet për shënimin e 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve, me një program të...

Lajmet e Fundit