Kryeziu: Të gjithë po bëjnë humor me LDK-në, na kënaqi!

Kanë mbetur disa ditë deri te certifikimi i zgjedhjeve të 11 qershorit, ndërsa përkundër deklaratave kontradiktore nga të gjitha palët se i kanë numrat për formimin e qeverisë, ende nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim.

Në këtë mes, si më e rëndësishmja nga të dy palët, PAN-si mandatar i parë dhe VV-si e dyta, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe deputetët e saj mbetet çelësi për formimin e qeverisë.

Por, brenda tërë kësaj situate sipas ish-nënkryetarit të parë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Eqrem Kryeziut, LDK-ja aktuale është shndërruar në një parti me të cilët po tallen të gjithë.

“Sa i përket Lidhjes Demokratike të Kosovës, kjo parti, e tillë siç është, e freskon jetën tonë shoqërore, sepse të gjithë bëjnë humor me të. Na kënaqi! Nuk ka pas bir nëne që do ta bënte parti të tretë. Kësaj ia doli shoku Isë me shpurën e vet”, ka thënë Kryeziu për Gazetën Observer, sipas të cilit duhet kohë për reformim të LDK-së.
“Rimëkëmbja e saj kërkon durim dhe vullnet, por shpura synon të kullotë shansin që ka, pa menduar për të ardhmen. Pse, kur ka menduar? “, theksoi Kryeziu.

Më Shumë

Totaj përgëzon LV-në për rezultatin në zgjedhje: Është koha t’i ulim tensionet elektorale

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se procesi zgjedhor i 7 qershorit tregoi edhe një herë maturinë e lartë demokratike të...

62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1880 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit