Arrestohet i mituri që i vodhi zinxhirin nga qafa një vajze në Prizren

Në Parkun e Qytetit të Prizrenit, është raportuar për një vjedhje të rëndë.

Sipas raportit policor, një i mitur i lindur në vitin 2000, është arrestuar pasi ia ka shkëputur nga qafa një vajze një zinxhir të arit, po ashtu edhe ajo e mitur.

Në komunikatën e lëshuar nga Drejtoria e Policisë Rajonale, Prizren, ngjarjen e kishte parë një person që e ka ndihmuar policinë për identifikimin e të dyshuarit i cili pas një ore ka rënë në prangat e policisë.

I dyshuari është intervistuar në prani të prindit dhe avokatit mbrojtës. Gjatë shqyrtimit të provave është kuptuar se si është kryer vepra penale.

Më pas hetuesit policor kanë arritur të zbardhin edhe një vepër tjetër të ngjashme të kryer më parë nga po ky i dyshuar ngase ekzistojnë incizime te kamerave të sigurisë.

Pas intervistës është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalët në masën e arrestit policor.

Më Shumë

Sot nis Botërori 2026

Sot zyrtarisht nis Kupa e Botës 2026, turneu më i madh në historinë e futbollit, që për herë të parë do të organizohet nga...

Zyrtare: Valmir Kakruki firmos për dy vite me Bashkimin

Bashkimi ka vazhduar me afrimet për sezonin 2026/27, duke zyrtarizuar transferimin e Valmir Kakrukit. “Mirë se vjen, Valmir Kakruki! Valmiri është zyrtarisht pjesë e KB...

Lajmet e Fundit