Hesht Naiti

Nait HasaniNait Hasani nuk ka dashur ta thotë asnjë fjalë se pse PDK nuk e kandidoi për Kryetar të Prizrenit dhe për Kryetar të Degës së Partisë.
“Nuk jam i interesuar të flas”, ka thënë Hasani, për Express.

Ndryshe, Kryetar i Degës së PDK\’së në Prizren është zgjedhur Minir Krasniqi, ndërsa për kandidat për Kryetar të kësaj komune është emëruar kryetari aktual, Ramadan Muja.

Më herët Hasani pati nisur një fushatë për t\’u ngjitur në pozitën e Kryetarit të PDK-së në Prizren dhe për t\’u bërë pastaj kandidat për Kryetar të këtij qyteti.

“Po unë jam kandidati Kryesor për kryetar të PDK-së dhe për kryetar të Prizrenit. Besoj se do ta fitoj garën në Prizren edhe me mbështetjen e PDK-së”, kishte thënë Hasani para një muaji për Express.

Veç kësaj, Hasani besonte se e ka përkrahjen edhe të Kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi.

“Jemi në kontakt me Kryetarin. Në momentin që do të zyrtarizohet kandidatura ime do ta kem edhe përkrahjen e z. Thaçi”, kishte thënë ai.

Por, nuk ka ndodhur kështu, pasi Thaçi ka nominuar përsëri Mujën, pavarësisht se ai është duke u përballur me një proces gjyqësor nën akuzat për korrupsion.

Sido që të jetë, Hasani duket se është pajtuar në heshtje me vendimin e PDK-së.

Më Shumë

Përurohen tri ndërtesa sociale me efiçiencë në Prizren për 51 familje

Është përuruar projekti që implementon masat e efiçiencës së energjisë për tri ndërtesat sociale shumëbanesore në Prizren, me vlerë investimi afro 460 mijë euro. Kryeministri...

“S’e kemi propozuar Nait Hasanin e as të tjerët..”, Totaj thotë se në listë nuk janë ata që dyshohen për manipulim me vota

Nait Hasani nga Partia Demokratike e Kosovës, i cili në zgjedhjet e 28 Dhjetorit ishte në mesin e personave ku dyshohet për manipulim të...

Lajmet e Fundit