PAN-i do t’i formojë institucionet javën e ardhshme

Vendi nuk do të futet në krizë politike sepse koalicioni PAN i ka numrat e domosdoshëm për krijimin e institucioneve të reja. Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër i ri, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës do të jetë motori i kësaj Qeverie, e cila do të merret me vendimet e mëdha për vendin. Kështu ka thënë në një intervistë dhënë gazetës “Zëri” zëvendëskryetari i PDK-së Enver Hoxhaj.

Gjatë kësaj interviste Hoxhaj ka thënë se pret që jo më larg se java e ardhshme të formohen edhe institucionet e reja nga koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit. Sipas tij, PDK-ja nuk ka vija të kuqe për asnjërën nga subjektet politike, madje u ka bërë thirrje të gjithave që të krijojnë një konsensus politik rreth disa temave të mëdha, siç janë Demarkacioni apo krijimi i ushtrisë. Më tutje zëvendëskryetari i PDK-së ka folur edhe për gjendjen në partinë e tij.

Ai ka treguar se kjo parti i ka analizuar me seriozitet rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit, duke garantuar votuesin e tyre se ky rezultat do të jetë vetëm episodik. /Zëri/

Më Shumë

Përkujtohen dëshmorët e UÇK-së në 27-vjetorin e rënies në Gorozhup

Në Kompleksi Memorial në Gorozhup të Hasit është mbajtur ceremonia përkujtimore në nderim të dëshmorëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, me rastin e 27-vjetorit...

‘As të gjallë, as të vdekur’ –Ja ku u mbajt për gjysmë shekulli trupi i Azem Galicës që serbët të mos e gjenin kurrë

Në ditët e fundit të korrikut të vitit 1924, Azem Galica, u plagos rëndë gjatë betejës kundër ushtrisë jugosllave që kishte rrethuar Drenicën me...

Lajmet e Fundit