13.7 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026

LDK-ja konfirmon kërcënimin ndaj Kryeziut

NderimGashi-LDKZyrtarët e LDK-së në Prizren, kanë pranuar se në zyrat e tyre kanë ndodhur dy raste të incidentit. Zëdhënësi i LDK-së, Nderim Gashi ka thënë se incidenti i parë ka qenë i drejtuar ndaj zyrtarëve të Degës, ndërkaq i dyti ndajë kryetarit dhe kandidatit për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziut. “Ka pasur një prishje të rendit nga tre persona (babai me dy fëmijët), të cilët kanë pretenduar të futen me dhunë në listën e kandidatëve për këshilltarë. Ne u kemi sqaruar se nuk mundemi në këtë formë me i bë pjesë të listës, pasi që kriteret janë përcaktuar më herët”, ka thënë Gashi për Koha Ditore.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziu është kërcënuar me sulm fizik nga dy antarë të partisë së tij. Kërcënimi ka ndodhur një ditë para përfundimit të hartimit të listës zgjedhore. Rasti i kërcënimit, ndërkaq ka kaluar sot në Prokurorin Themelore në Prizren.

Zëdhënësi i PK-së në Prizren, Hazir Berisha konfirmoi se dy persona janë arrestuar për kërcënim nga policia. “Dy persona janë arrestuar nga policia si të dyshuar për kërcënim të Eqrem Kryeziut”, tha Berisha. Sipas tij, policia pas lajmërimit të rastit i ka arrestuar dy të dyshuar. ”Rasti ka kaluar sot në Prokurorin Themelore në Prizren”, ka thënë Berisha për “PrizrenPress”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Nisin vizitat sistematike shëndetësore në shkollat e Prizrenit

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhip Berisha” në Prizren ka nisur vizitat sistematike nëpër shkollat e territorit të komunës, me qëllim monitorimin e...

Tre persona arrestohen në Suharekë për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Policia e Kosovës ka arrestuar në Suharekë tre personave të dyshuar lidhur me veprat “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “sulm ndaj personit zyrtar”. Sipas...

Lajmet e Fundit