8.8 C
Prizren
E mërkurë, 5 Tetor, 2022

Presidentja s’i ka dhënë 10 mijë eurot e premtuara për Restelicën

RestelicaSë mbijetuarës së vetme të fatkeqësisë së Restelicës, Amsera Reka, i ishin dhënë shumë premtime. Shtëpi, troje e para ishin disa nga ato të institucioneve. Atë kohë presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, kishte deklaruar se do të ndante 10 mijë euro për familjet e përfshira në këtë fatkeqësi.

“Presidenca ndanë 10 mijë euro nga fondi i Zyrës së presidentes për të ndihmuar adresimin e nevojave emergjente për familjet e goditura në fshatin Restelicë”, që thënë në deklaratën e lëshuara të Presidencës më datë 12.02.2012, në ditën kur kishte ndodhur tragjedia.

Familjari kujdestar i Amseres është gjyshi Kamber Pali. Ai ka thënë se Amsera ende asgjë nuk ka marre nga Presidenca e as nga të tjerët që kishin premtuar.

Sekretari i Zyrës së Presidencës, Fahri Breznica, ka pranuar se këto të holla nuk u janë dhënë fëmijëve të Restelicës, por ka thënë se përgjegjës për vonesën nuk është presidenca.

“Zyra e presidencës ka kontaktuar me zyrtarët kompetent të Komunës së Dragashit. Madje, një delegacion i Zyrës së presidencës ka qenë në Kuvendin Komunal të Dragashit për të adresuar këtë çështje, respektivisht për të parë nëse ka një këshill dhe një fond të krijuar për këtë rast, të cilit do të mund ti alokoheshin mjetet e premtuara”, tha Breznica, shkruan Koha Ditore.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Dragashit, Selim Jonuzi ka thënë se mund të fletë vetëm për premtimet e komunës, jo edhe të institucioneve tjera.

Përveç presidentes, edhe ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, kishte premtuar se Amseres do ti ndërtonte një shtëpi. Mirëpo, gjyshi i Amseres ka thënë se asgjë nuk është bërë në këtë drejtim.

Më Shumë

Duele interesante në basketboll, vëmendja në Prizren

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e katërt në Prince Caffe Superligë. Në këtë javë do të zhvillohen tri ndeshje, kurse Trepça – Sigal Prishtina...

Çmimi i derivateve për 24 orët e fundit

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë publikoi dje çmimet tavan për derivatet e naftës. Çmimet maksimale janë si në vijim: 1.60 euro për Litër, për produktin...

Lajmet e Fundit