5.2 C
Prizren
E martë, 4 Shkurt, 2025

Veseli rizgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

E plotësuar: Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 62 vota për, 52 kundër dhe asnjë abstenime e zgjodhën Kadri Veselin, kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Ky është mandati i dytë i Veselit si kryetar i legjislativit.

Deputetët po ashtu zgjodhën nënkryetarët e Kuvendit. Nënkryetarë u zgjodhën: Xhavit Haliti nga PDK-ja, Aida Dërguti nga Vetëvendosje, Kujtim Shala nga LDK-Alternativa.

Ndryshe, Kuvendi shkoi në pauzë 15 minutëshe pasi nuk u votuan nënkryetarët nga radhët e minoriteteve.

Deputetët pas 15 minutave sërish do të jenë në seancë për të zgjedhur edhe nënkryetarët nga radhët e pakicave.

E plotësuar: Ka filluar të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ndërsa në këtë seancë pritet të zgjidhet kryetari dhe nënkryetari. Të pranishëm në sallë janë 102 deputetë.

Hoxhaj: Kandidati jonë për kryetar të Kuvendit është Kadri Veseli

E plotësuar: Përfaqësuesi i koalicionit PAN, Enver Hoxhaj para deputetëve të Kuvendit prezantoi kandidatin e tyre për kryetar të Kuvendit, Kadri Veselin.

Hoxhaj kërkoi falje për mospjesëmarrjen e tyre në seancën e orës 11:00, pasi sipas tij, disa deputetë të koalicionit nuk kishin arritur në Kuvend.

“Ju lus në mirëkuptim”, tha ai.

Hoxhaj falënderoi Mikullovcin, duke thënë se ka menaxhuar një proces politik për disa javë dhe i shprehin mirënjohje.

Së shpejti fillon seanca konstituive

Deputetët tashmë kanë filluar të hyjnë në Kuvend, ku pritet të votohet kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët.

Kjo është tentativa e dytë për sot, ndërsa e teta me radhë për konstituimin e Kuvendit.

Ndryshe, seanca konstituive e orës 11:00 u ndërpre nga kryesuesi Adem Mikullovci në mungesë të deputetëve nga koalicioni PANA.

Zyrtarë të PDK-së thanë për Telegrafin se nuk kanë marrë pjesë në seancën e orës 11:00 në mungesë të katër deputetëve. /Telegrafi/

Më Shumë

16 lagje të Prizrenit nesër nuk do të kenë ujë

Kompania Regjionale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar se për shkak të vendosjes së ujëmatësit për matjen e prodhimit të ujit në...

Bashkimi vazhdon me fitore në Ligën Unike Femrat, mposht Flamurtarin në Vlorë

Kampioni i Kosovës, Bashkimi ka vazhduar në formë të lartë në Liga Unike Femrat, ku fitoi ndaj Flamurtarit në Vlorë me rezultat 55:65 (18:9,...

Lajmet e Fundit